Presidenti Ilir Meta pas publikimit të letrës që i ka dërguar ministrit Bushati ku i kërkon plotësimin e disa pikave para se të japë plotfuqinë për nisjen e negociatave me Greqinë, ka dalë në një komunikim mediat duke deklaruar se “Mbështetje për një zgjidhje përfundimtare për këtë cështje. Është e domosdoshme që të ketë transparencë të plotë të të gjithë procesit nga të gjitha institucionet e shtetit, në respekt të vendimit të Kushtetueses. Gjykata ka cilësuar qartë rolin dhe kompetencën e Presidentit në lidhjen e marrëveshje ndërkombëtare. Kjo është vija e kuqe e detyrueshme për zbatim” tha Meta.
A keni ambicie për ta drejtuar vetë grupin negociator me Greqinë dhe cilat kanë qenë pretendimet e opozitës për kufirin?
Kam pasur takime me të gjithë kolegët që kanë shërbyer si Presidentë dhe me Kodhelin e Shehun nga Komisioni i Jashtëm. Qëndrimi i opozitës ka qenë që kjo cështje duhet të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare, dhe ky është një opsion. Sikurse jeni në dijeni, qeveria synon që kjo cështje të zgjidhet përmes negociatave. Duhet respektuar qëndrimin e opozitës dhe respektoj iniciativën e qeverisë, por duhet të theksoj se për këtë cështje ka një vendim të gjykatës Kushtetuese, e cila është një vijë e kuqe për të gjithë duke filluar nga Presidenti. Presidenti duhet ta respektojë këtë vendim.
Duke të theksoj:“37.Gjykata çmoj se qëllimi i plotfuqisë është dhënia e autorizimit nga organi kompetent për të biseduar me palën tjetër për çështje që caktohen shprehimisht në objektin e plotfuqisë. Përfaqësuesit e shtetit që pajisen me plotfuqi janë të autorizuar të bisedojnë vetëm për aq sa është përcaktuar në mandatin e dhënë për përfaqësim. Në çdo rast, negocimi dhe lidhja e marrëveshjes duhet të bëhet brenda kufijve të përcaktuar në plotfuqinë e dhënë nga organi kompetent. Në këtë mënyrë, për çdo ndryshim, shtesë apo zvogëlim të objektit të negocimeve, përfaqësuesit e shtetit shqiptar janë të detyruar të kërkojnë marrjen e një plotfuqie të re ose ndryshimin, shtesën apo zvogëlimin e objektit të plotfuqisë së dhënë, duke respektuar parimin e shtetit të së drejtës”.
Presidenti nuk synon që të bëjë edhe atë rol që ia jep Gjykata Kushtetuese, që të ulet dhe drejtojë bisedimet, sepse nuk do të ishte mirë as për Presidentin dhe as për shtetin, sepse Presidenti nuk është ekspert. Presidenti ka për detyrë të përmbushë të gjitha përcaktimet, lidhur me titullin, objektin, kufijtë që do të negociohen, metodologjinë dhe ekipin negociator. Presidenti nuk ka nevojë të caktojë njeri atje, sepse është delegim i besimit në emër të shtetit. Të gjithë ata janë njerëz të besuar të shtetit. Presidenti nuk mund të firmosë një letër të bardhë dhe njëkohësisht dhe me disa probleme të cilat kanë nevojë që të saktësohen.
A po e përdorni për politikë të brendshme, pasi Presidenti ka edhe momente të tjera ku mund të shprehet, dhe a rrezikon që qëllimi rrezikon ta shtyjë në kohë dhe a ndiheni në presion nga Bushati dhe Rama?
Presidenti nuk mund të anashkalojë asnjë moment, pasi do të ishte shkelje e Kushtetutës. Dhe ai President që bën një shkelje të tillë nuk meriton që të qëndrojë asnjë sekondë. Nuk do të bëj lojë politike në marrëdhëniet me fqinjët, me Greqinë dhe aq më tepër me një cështje kaq serioze, që ka një sesibilitet të jashtëzakonshëm. Presidenti nuk mund të reagojë në fund dhe të vendoset para fakteve kryera. Dhe në fund të thotë nuk miraton marrëveshjen. Presidenti ka për detyrë të bashkëpunojë nga fillimi deri në fund.
A ndiheni në presion, pasi qëndrimi juaj mund të shtyjë marrëveshjen?
Shpreh konsideratën më të lartë për kryeministri Tsipras, i uroj sukses për vizitën, por axhenda e cilido nuk mund të më inponojë mua që të mos përmbush detyrimet e mia, për realizimin me sukses dhe transparente të një marrëveshje historike që duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë dhe të forcojë besimin mes tyre. Qeveria ka të drejtën e saj që të bëjë të gjitha marrëveshjet që janë në kompetencën e plotë të saj sipas Kushtetutës, me Greqinë dhe të gjitha qeveritë e tjera, pasi kanë diskutuar edhe për cështje të tjera. Por në këtë cështje ua bëra të qartë se cili është qëndrimi i Presidentit. Unë kam qenë këtu nga 24 korriku dhe deri tani. Presidenti nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Bushati nga diskutimet që janë bërë me palën greke. I kam bërë të qartë ministrit Bushati që për këtë cështje kaq të rëndësishme të ecurisë së marrëdhënieve me Greqinë, bashkëpunimi do të jetë vetëm zyrtar për të evituar cdo lloj spekulimi dhe përgjegjësie të pamerituar të cilido, apo të paktën të Presidentit. Edhe sot nuk ka asnjë informacion. Unë jam i qetë i duruar, e urrej protokollin, jam i gati të punuar ditën e dhe natën për cdo cështje, por mund të përgjigjem vetëm për sjelljet dhe detyrimet e mia institucionale. Presidenti nuk mund të vihet para faktit të kryer dhe nuk ndikohet nga asnjë axhendë e brendshme, është i palodhur dhe i pagjumë për të punuar 24 orë për të garantuar interesin kombëtar.