Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendosi sot largimin e Alfred Balles nga sistemi i drejtesise, ku aktualisht ushtronte funksionin e kryetarit te Keshillit te Larte te Prokurorise (KLP).
Alfred Balla sipas Kolegjit te Posaçem te Apelit ka refuzuar vullnetarisht te ushtroje procesin e rivleresmit (Vettingun), si e tille penalizohet nga neni G i Kushtetutes, ku i hiqet e drejta per te ushtruar funksionet ne Institucionet e Larta te Drejtesise.
Gjyqtarja Ina Rama lexoi sot vendimin teksa tha se me vote unanime u vendos qe Alfred Balles do i hiqet e drejta per 15 vite per te qene pjese e institucioneve te drejtesise.
“Trup gjykues e quan të drejtë ankimin e Komisionerit Publik. Trupi Gjykues me shumicë votash vendosi ndryshimin e vendimit numër, 675, “ndërprerje të procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën’.
Balla nuk mund të pranohet si Gjyqtar, ose Prokuror, anëtari KLP apo KLGJ, Inspektor i Lartë i Drejtesise ose Prokuror i Përgjithshëm per 15 vite. Ky vendi hynë në fuqi menjëherë” u shpreh Ina Rama.
DETYRA
Alfred Balla u zgjodh në KLP nga Kuvendi, si kandidat i propozuar nga shoqëria civile, ndërkohë që ai me herët ka mbajtur postin e këshilltarit ligjore të Gjykatës së Lartë në vitin 2007.
Ndërkohë që Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Vettingut për Ballën, duke rikthyer në vëmendje se kreu i KLP nuk gëzon statusin e magjistratit.
Në përfundim të mandatit, Alfred Balla kërkonte që të ushtrojë funksionin në një prej prokurorive të Apelit, por sipas Komisionerit Publik, Alfred Ballës i duhet hequr e drejta për 15 vite te ardhshme për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë pasi nuk gezon statusin e magjistratit dhe kishte refuzuar te bente procesin e rivleresimit.