Në pjesën e parë të emisionit “360 gradë” nga Artur Zheji u diskutua mbrëmë rreth festës së Pavarësisë së Greqisë, e cila u mbajt në ambjentet e Kishës Ortodokse Shqiptare.
Ajo çfarë ngre pikëpyetje është se pse një festë zyrtare, e organizuar nga ambasada greke, u zhvillua në një ambjent fetar! Dhe pse pikërisht në ambjentet e Kishës Ortodokse Shqiptare?
Ndoshta salla është dhënë me qira. Pse nuk shkuan në Pallatin e Kongreseve? Nëse salla është dhënë me qira, si shpjegohet prezenca e kryepeshkopit Joani në festë, e cila më shumë ishte si një demostrim i aleancës së Sali Berishës me grekët kundër Edi Ramës?
Pse Imzot Joanin e quajnë në disa qarqe mediatike dhe politike ‘Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë‘ dhe jo ‘Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë‘? A ekziston në shqip fjala ‘kryepiskop’?
Historian dhe ish-drejtori i Arkivës, Gjet Ndoj tha se ky ishte një festim i bërë për herë të parë, nuk u bë asnjëherë kur ishte gjallë Kyepeshkopi Anastas Janullatos.
“Ndoshta i pari Anastas Janullatos duke mos qenë shqiptar kishte edhe kompleksin për të mos zhvendosur festimet nacionale të Greqisë në Kishë. Në pikëpamjen e parë revolucioni grek ka qenë një revolucion që bëhej mes arvanitësve, vllehe dhe mbeturinave bizantine greqisht folëse të ardhura nga Azia që luftuan për kauzën e çlirimit të Greqisë”, u shpreh historiani Ndoj.