Kompania e internetit “Digicom”, mesditën e sotme ka pësuar një kolaps i cili prej më shumë se dy orësh nuk është zgjidhur ende.
Mijëra klient të kësaj kompanie kanë mbetur pa shërbimin e internetit dhe televizorit deri tani për më shumë se dy orë.
Çështë më e keqja, se kompania nuk mund të arrihet as prej shërbimit të klientit, pasi që pas kolapsit numri i kompanisë del “jashtë shërbimit”.
Nga burimet për ekskluzive.al, një punonjës i kompanisë Digicom ka pohuar se defekti është i përgjithshëm dhe mijëra klient janë të prekur dhe se numri i vendosur nga kompania është jashtë shërbimit për shkak të këtij kolapsi.
Shumë klient të Digicom prej orësh nuk kanë asnjë informacion nga kompania, edhe pse shërbimi i tyre është ndërprerë, askush nuk ka denjuar të informoj klientët të cilët presin shërbim pa ndërprerje.
Kujtojmë se Digicom është një kompani që ofron shërbim interneti mijëra klientëve dhe bizneseve dhe nuk dihet se sa është dëmi ekonomik që kompania i shkakton këtyre kompanive duke mos i ofruar shërbim.
Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë nga kompania për mungesën e shërbimit. Digicom është një kompani e krijuar në vitin 2014, që ofron shërbim 100% përmes teknologjisë së fibrës optike./Ekskluzive.al