Deputeti Flamur Noka i cili është i përjashtuar nga seancat plenare për 20 ditë për shkak të kaosit të krijuar, u ka hedhur miell sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjoncajt dhe garditësve të cilët nuk e kanë lejuar të hyjë në Kuvend.
Pavarësisht se është i përjashtuar, Noka nuk i ka kursyer veprimet e turpshme dhe skandaloze ndaj punonjësve të gardës duke u hedhur të gjithëve miell edhe pse këta të fundit vetëm sa po kryejnë detyrën e tyre.