Gent Gazhel ka disa ditë që ka dalë në mbrojtje të katër punonjësve me precedent penal në Greqi. Madje Genua na tregoi disa histori dhe versine pë arsyet e ndalimit të tyre në Greqi që do rivalizonin edhe Sherlok Holmsin. Por këto do i shoqërojmë me dokumenta nga policia dhe prokuroria greke siç i kemi publikuar në analizën dhe denoncimin e datës 23-07-2022.
Por një gjë nuk arrijnë ta kuptojnë as specialistët më të mirë të ekonomisë, mbi gjobën që i paska vënë shteti i Gazhelit me gazhelat e vegjël një subjekti privat për… evazion fiskal.
Evazioni fiskal nuk është pjesë e doganës dhe nuk ka tagrin asnjë doganier të ndërhyjë në pozitat fiskale të një subjekt. Kompetencat e doganës janë:
Kontrabanda me mallëra, kontraband me mallara që zhdoganohen me akcizë, fshehje a vlerës së faturave të mallit gjatë ose para zhdoganimit, mos paraqitje në dogana brënda orarit të përcaktuar nga pika e parë hyrjse, mungesa e vulave të doganave nisëse dhe pritëse, çertifikat e origjinës dhe mashtrimi me markat.
Shkeljet e këtyre rregullave doganora nuk dënohen me gjobam por përbëjnë vepra penale dhe gjykohen dhe trajtohen me vendim gjykate.
Ndaj Gent Gazheli nuk ka asnjë lidhje me evazionin fiskal, ose siç e quan ai tatimor. Nëse vërtet një subjekti i është vënë gjobë nga drejtoria e doganave, për shkelje financiare në juridiksionin e Tatimeve, atëherë gjobvënsit janë gazhelët e Greqisë njerëzit e “pastër” me dosje në Janinë dhe Edi Rama duhet të njoftoi ndryshimet dhe emërimin e papublikuar të Gazhel të tij në vend të Ceno Klosit. /Ekskluzive.al