osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ska.ndal/ Siguria e NATO-s thërret Visho Ajazi Likën për dekonspirimin e agjentëve dhe aksioneve që nga 2014-ta

Ska.ndal/ Siguria e NATO-s thërret Visho Ajazi Likën për dekonspirimin e agjentëve dhe aksioneve që nga 2014-ta

Dyshimet janë për një veprim të mirëmenduar, dhe të gjitha dyshimet bien mbi ish kreun e SHISH, aktualisht ambasador i Shqipërisë në BE, Visho Ajazi Lika, i cili nuk e ka për herë të parë dhënien e informacioneve sekrete të Shqipërisë dhe NATO-s në drejtim të spiunes ruse Ollga dhe burimeve të tjera të vendeve armike të Aleancës. Duke qënë se janë përballur me rrjedhjen e informacioneve nga SHISH por dhe nga zyra e Presidencës, përmes drejtorit të kabinetit të Ilir Metës, Arben Cici, Organet e Sigurisë së NATO kanë vendosur ta “shtrydhin” mirë Visho Ajazi Likën. Nëse vertetohen dyshimet se është ai strumbullari i nxjerrjes me dashje të këtyre informacioneve, dëbimi i tij nga selia qëndrore e NATO-s do të jetë një ngjarje e sigurtë dhe do të jetë shumë penalizuese për Shqipërinë

Shërbimi sekret shqiptar ka bërë publike gjithë listën e spiunëve që ka në Shqipëri, në ambasada dhe në terren, si dhe në disa shtete të rëndësishme të Europës dhe më gjërë.

Vetëm një ditë më parë ka qënë gazeta britanike “The Independent”, përmes një artikulli të gjatë dhe investigues nxori në publik faktin se Shërbimi Informativ Shqiptar, por dhe organet e tjera të sigurisë kishin dekonspiruar të gjithë, nga spiunët deri te titullarët në internet.

“The Independent” shkruante se Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, po publikon informacione të ndjeshme në lidhje me operatorët e tij më të lartë të inteligjencës në internet, duke dhënë detaje mbi identitetit të tyre, automjeteve, roleve operacionale, lëvizjeve të udhëtimit dhe zakoneve të përditshme në dispozicion të publikut, duke krijuar një të çarë potencialisht të rrezikshme që mund të ketë pasoja ndërkombëtare.

Në artikull thuhet se të dhënat e pagave dhe të shpenzimeve të publikuara në tabelat në faqen e internetit të Ministrisë së Financave të Shqipërisë tregojnë një informacion të hollësishëm dhe të detajuar mbi Shërbimin Informativ Shtetëror, duke përfshirë vendndodhjet e zyrave në terren si edhe teknikët dhe mekanikat që përdorin.

Të dhënat tregojnë emrat dhe numrat e kartave kombëtare të identifikimit të agjentëve në shërbim, të njohur në nivel lokal dhe në komunitetin e inteligjencës si SHISH, që veprojnë brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë dy poste të ndjeshme në selinë e NATO-s në Bruksel. Fletët e tabelave tregojnë emrat, pozicionet, pagat dhe shpenzimet e së paku tetë operatorëve kryesorë shqiptarë, disa prej të cilëve që punojnë nën shërbimin diplomatik në Belgjikë, Greqi, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Serbi.

Kjo media shkruan se nuk i ka zbuluar emrat apo detajet e tjera identifikuese për të parandaluar pasoja ndaj informatorëve të nivelit të ulët apo të tjerëve që kanë lidhje me operativët e agjencisë.

Zyrtarë të SHISH shprehen se “Parimisht çdo gjë në lidhje me agjencinë tonë duhet të jetë e fshehur, por duhet të ndjekim të gjitha këto rregulla dhe rregullore. Rregullat dhe rregulloret nuk na lejojnë të shpenzojmë paratë pa e raportuar”.

Dhe kjo nuk është hera e parë, pasi vitin e kaluar, Presidenca publikoi online një kopje të pa redaktuar të kartës kombëtare identitifikuese të drejtorit Helidon Bendo, që përfshinte numrin e identitetit dhe adresën e shtëpisë, si pjesë e një iniciative transparence të Metës.

Dokumentet e SHISH datojnë që nga 2014, teksa Shqipëria është përpjekur t’i tregojë BE se po lufton korrupsionin publik dhe po përpiqet të jetë më transparente dhe e përgjegjshme si hap drejt anëtarësimit. Ndërkohë që ligji shqiptar e ndalon nxjerrjen e informacionit sekret shtetëror, me dënime deri 10 vjet burg për zyrtarët që e nxjerrin atë dhe 5 vjet për qytetarët e zakonshëm.

Shpjegimi zyrtar nga SHISH është se “thesari regjistron në sistemin e vet online të gjitha faturat e urdhërpagesat që ekzekutohen çdo ditë. Detajet që jepen këtu janë për shkak se janë shkruar si urdhërpagesa nga vetë institucioni. Ata nuk duhej t’i kishin detajuar faturat me informacion kaq sensitiv”.

Pavarësisht se, sipas ligjit nuk ka askush të drejtë të detajojë emrat e agjentëve sekretë apo dhe zyrtarëve të SHISH, por vetëm përmes kodeve dhe ky është ligj për të gjithë ushtarakët, policorë apo të FA. Ndërkohë që për SHISH dhe shërbimet e tjera inteligjente nuk vihet në diskutim fare.

Dhe tek Sigurimet shoqërore, listë-pagesa, apo dhe lëvizjet e parave në thesar, si dhe financimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë për shërbimet sekrete, shprehen vetëm përmes kodeve dhe jo me emërtesë konkrete, apo një pjesë nuk kalojnë fare përmes thesarit.

Gjithë ky skandal, ku përtej zyrave të sigurisë kanë dalë në publik mbi 228 dosje, duke rrezikuar jo vetëm punonjësit e SHISH brenda e sidomos jashtë vendit, por dhe aksionet e përbashkëta me partnerët tanë ndërkombëtarë, ka sjellë shqetësimin e fortë të organeve të Sigurisë së NATO-s.

Duke qënë se janë rrezikuar dhe dy zyra në Bruksel, mes të cilave dhe dy poste shumë të rëndësishme në selinë e NATO-s në Bruksel, zyra përgjegjëse e Aleancës për Koordinimin Global të Sigurisë ka dyshime të forta se Visho Ajazi Lika, tashmë ambasador në NATO, është strumbullari i gjithë këtij skandali.

Fakti që gjithçka ka filluar në vitin 2014 kur ai ishte në krye të shërbimit sekret shqiptar dhe ku gjithnjë ka pasur akuza ndaj tij për dhënie infoirmacionesh në drejtim të Rusisë, Serbisë, Iranit e vendeve Arabe, ka bërë që Siguria e NATO-s ta thërrasë Vishon urgjent në një takim informues.

Nga ish kreu i SHISH, tashmë ambasador i Shqipërisë në NATO pritet të merret informacion se deri ku ka shkuar dëmi në shërbimin sekret që ai ka drejtuar deri vitin e kaluar, pasi me firmën e tij, me dashje ose pa dashje kanë rrjedhur në internet të gjitha të dhënat për spiunët, agjentët në terren dhe zyrat e institucionit më të lartë të NATO-s në Bruksel.

Mësohet se në institucionin e sigurisë në NATO janë shumë të pezmatuar nga skandali që ka ndodhur dhe kjo nuk mund të intepretohet as si një gabim njerëzor i kreut të SHISH ku çdo gjë lëvizte me firmën e tij, pasi kishte një përvojë të gjatë Visho Ajazi Lika në shërbim sekret dhe as si një dëm i shkaktuar për shkak të transparencës së tepërt, që kërkon qeveria shqiptare.

Mësohet se dyshimet janë për një veprim të mirëmenduar, dhe të gjitha dyshimet bien mbi ish kreun e SHISH, aktualisht ambasador i Shqipërisë në BE, Visho Ajazi Lika, i cili nuk e ka për herë të parë dhënien e informacioneve sekrete të Shqipërisë dhe NATO-s në drejtim të spiunes ruse Ollga dhe burimeve të tjera të vendeve armike të Aleancës.

Ndërkohë që organet e Sigurisë në Aleancë po verifikojnë të gjitha informacionet e klasifikuara që kanë kaluar përmes ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi Lika, pasi ekzistojnë dyshimet se ai paralel me dhënien në organet shqiptare të këtyre informacioneve, i ka kaluar dhe te shërbimet e fshehta ruse, serbe, iraniane dhe vendeve të tjera jo mike.

Ndërkohë që kohë më parë dhe “Pamfleti” ka shkruar se dyshohet se Visho Ajazi Lika nuk e ka harruar as “bamirësin” e vjetër Sali Berisha, ku dihet “dobësia” e ish-kryeministrit shqiptar për serbët, ku është dhëndër, Gardën Revolucionare të Iranit, me të cilën ka bërë tregëti armësh dhe mbi të gjitha afiniteti i tij me rusët.

Duke qënë se janë përballur me rrjedhjen e informacioneve nga SHISH por dhe nga zyra e Presidencës, përmes drejtorit të kabinetit të Ilir Metës, Arben Cici, Organet e Sigurisë së NATO-s kanë vendosur ta “shtrydhin” mirë Visho Ajazi Likën për të gjitha dyshimet që kanë.

Ndërkohë që, nëse vertetohen dyshimet se është ai strumbullari i nxjerrjes me dashje të këtyre informacioneve, dëbimi i tij nga selia qëndrore e NATO-s do të jetë një ngjarje e sigurtë dhe do të jetë shumë penalizuese për Shqipërinë./Pamfleti