osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sjellje e turpshme e shqupistve ndaj Rudina Hajdarit duke e “hedhur” në rrugë! Dyshime të mëdha mbi procesin e votimit

Sjellje e turpshme e shqupistve ndaj Rudina Hajdarit duke e “hedhur” në rrugë! Dyshime të mëdha mbi procesin e votimit

Këshilli Kombëtar i PD shpalli dje listën fituese të anëtarëve të kryesisë. Sipas rezultateve të dala nga numërimi Ervin Salianji, Luciano Boci, Roland Bejko dhe Gert Bogdani, janë me numër të barabartë votash, por, sipas statutit të Partisë Demokratike, 30 % e forumeve duhet të jenë femra dhe për këtë shkak emrat e mësipërm janë zëvendësuar nga Grida Duma, Dhurata Çupi, Izmira Ulqinaku dhe Orjola Pampuri. Një tjetër emër “i ndëshkuar” është ai i Rudina Hajdarit, e cila ka ngritur krye së fundmi, si një zë kundër zhvillimeve që po ndodhin brenda selisë blu.

Ish anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati një emë kritik ndaj Lulzim Bashës vë në pikëpyetje mënyrën sesi janë përzgjedhur emrat e rinj. Përveç mënyrës sesi u zhvillua proces, edhe numri i votave ndaj anëtarëve të zgjedhur lë shumë për të dëshiruar.

Reagimi i plotë i Endira Bushatit:

Mbaj mend….

Në 2005, numërimi i votave për Kryesinë e PDsë, u bë live para kamerave, të gjithë kandidatët të pranishëm në sallë, duke mbajtur shënim çdo votë për veten….

Dje, u lexuan fituesit….në rend alfabetik…përsëri….

“Janë dokumente të klasifikuara…” – tha kryetari i komisionit….gati gati sa s’tha se duhet çertifikatë sigurie për t’i parë….

Kështu, publiku nuk e merr vesh kurrë se kush janë më të votuarit….

Ndërkohë, media zbulon që…Më i Votuari paska marrë rreth 160-170 vota, pra gjysmën e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar….

Dikur….gjysmën e votave e merrte Ai i rendituri i Fundit ndër fituesit…

Sot, më i votuari paska marrë thjesht gjysmën e votave.

Ndërsa, nuk dihet sa vota ka marrë fituesi më pak i votuar…40, 80 apo 100 vota…

Pyetjet s’kanë lidhje me emra të përveçëm, por me parimin:

1.Sa përfaqësuese është një Kryesi, anëtarët e së cilës zgjidhen me më pak se 50% të votave???

2.Çfarë ekipi krijohet, mbi ç’parime e kohezion, kur Ai më i Votuari, refuzohet nga gjysma e Këshillit Kombëtar??? A mund të flitet për Bashkim?

3. Sa i fuqishëm mund të jetë një Kryetar, kur më të Votuarin e ekipit ia ka refuzuar gjysma tjetër e Këshillit Kombëtar?

4. Sa forcë mund të ketë një anëtar kryesie kur refuzohet nga 2/3 e Këshillit Kombëtar??

5. Si mundet që Këshilli Kombëtar i PD nuk voton Rudina Hajdarin??? Si do të shkojnë anëtarët e Këshillit Kombëtar, kur të thirren, të nderojnë para Memorialit të Azemit????

6. Çfarë transparence i garanton PD publikut kur nuk publikon as votat për çdo kandidat???

7. A është realizuar Demokracia në këtë proces zgjedhjesh???

8. Dhe e fundit, dhe më rëndësishmja:

Çfarë i thotë kjo Kryesi publikut???

Ç’të re sjell?

A frymëzon?

A e ngriti Partinë Demokratike në një stad të ri?