Raportohen problemet e para nga reshjet e shiut në vend.
Kreu i bashkisë së Tropojës Rexh Byberaj ka reaguar në lidhje me situatën e reshjeve në këtë bashki. Byberaj jep alarmin se ujërat krahas dëmeve në rrugë e kanalizime, rrezikojnë edhe përmbytjen e banesave në Bytyq. Ai ka paralajmëruar përkeqësim të situatës që po sjellë katastrofë natyrore. Kryebashkiaku u ka bërë thirrje institucioneve dhe banorëve të reagojnë në kohë.
POSTIMI:
Situate emergjente e tejskajshme ne Tropoje. Shiu i panderprere prej dy ditesh shoqeruar me stuhi e rrebeshe po sjell deme te medha ne Tropoje. Ndodhem se bashku me stafin tim prej mesnate ne Njesine Adiministrative Bytyc ku po monitorojme situaten. Jo vetem rruget, kanalizimet, jane te tejmbushura por nga gerryerjet dhe shembjet e medha jane ne rrezik banesat e qytetareve.
Gjendja me alarmante eshte ne fshatin Vlad por pothuajse ne te gjithe territorin e Bashkise pershkallezimi po shkon drejt nje katasteofe natyrore. Apeloj ne menyre urgjente jo vetem prane institucioneve pergjegjese shteterore por dhe tek secili banor i Tropojes per kujdes te shtuar dhe solidaritet.
Kujdesi me i madh duhet te jete tek rezervuaret e tejmbushur te cilet rrezikojne ne raste si ky. Ne jemi e do te jemi prane qytetareve kudo ku jane ne veshtiresi me mjetet dhe burimet tona njerezore qe te perballojme kete situate te rende e te papritur.