osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sistemi TIMS në Shqipëri në shënjestër të Iranit, vjen reagimi i fortë nga SHBA

Sistemi TIMS në Shqipëri në shënjestër të Iranit, vjen reagimi i fortë nga SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, ku në shënjestër ishte sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit.

SHBA thekson se ky aktivitet keqdashës vjen pas sulmit kibernetik të 15 Korrikut nga qeveria e Iranit ndërsa shton se qeveria e saj po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të hetuar sulmin dhe për të rimëkëmbur pasojat e tij.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur dhe rimëkëmbur.”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA.

Ministria e Brendshme deklaroi dje (10 shtator 2022) se sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit janë gjendur nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik.

“Nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë”.

Çfare ndodhi?

Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Teheranit janë përkeqësuar ndjeshëm pasi autoritetet shqiptare u pajtuan – me kërkesë të Shteteve të Bashkuara – që të pranojnë rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) më 2013.

Zyrtarët iranianë i konsiderojnë pjesëtarët e kësaj organizate si terroristë.

Pas sulmit kibernetik të muajit korrik, Ambasada amerikane në Shqipëri pati ngritur alarm për një kërcënim të mundshëm, që është thënë se ka pasur cak një samit të organizuar nga opozita e Iranit në mërgim.

Ky samit ishte planifikuar të mbahej në Durrës më 23 dhe 24 korrik.

Samiti ishte paraparë të organizohej nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), të dyja grupe që avokojnë përmbysjen e Qeverisë së Iranit.

Më 7 shtator 2022 Shqipëria vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin pasi u konfirmua se sulmi kibernetik në sistemin dixhital të Shqipërisë ishte organizuar dhe sponsorizuar nga Irani.