osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sindroma e Stendalit – sëmundja e “panikut të vizitorëve” në Firence

Sindroma e Stendalit – sëmundja e “panikut të vizitorëve” në Firence

Disa vizitorë në Firence hasin në panik dhe simptoma të tjera, si këputje gjunjësh apo lodhje e pashpjegueshme, teksa ndeshen me një bollëk të artit në qytet.

Në ditët e sotme, kjo njihet si Sindroma e Stendalit, për të cilën thuhet se “është një gjendje psikosomatike e shkaktuar nga ekspozimi ndaj pasurisë artistike”.

Emrin do ta merrte nga shkrimtari francez Henri Beyle, i njohur gjerësisht me pseudonimin “Stendal”.

Në vitin 1817, ai do të shkruante për udhëtimin e tij në kryeqytetin toskan.

“Isha në një lloj ekstaze nga ideja për të qenë në Firence… Më pushtoi një rrahje e fortë e zemrës… burimi i jetës u tha brenda meje dhe unë eca me frikë të vazhdueshme se mos rashë përtokë”.

Kjo u ndodh turistëve, teksa gjenden në korridoret e rrallë të Galerisë Uffizi të Firences. Ata fillojnë të ndihen të pazakontë.

Në vitin 1989, Sindroma Stendal do të cilësohej klinikisht si një çrregullim psikiatrik, nga Graziella Magherini, psikiatre në Spitalin “Santa Maria Nuova” të Firences.

Ajo vëzhgoi 106 pacientë, të gjithë turistë – të cilët përjetuan marramendje, halucinacione dhe depersonalizim teksa vëzhgonin me vëmendje veprat e artit të Michelangelo-s apo pikturat e Botticelli-t.

Në 2019-n, Magherini do të shpjegonte se ata po pësonin “sulme paniku, të shkaktuara nga ndikimi psikologjik i një kryevepre të madhe dhe emocioneve të udhëtimit”.

Sindroma Stendal, sot

Rastet me këtë sindromë vazhdojnë të raportohen edhe sot.

Simonetta Brandolini d’Adda, presidente e shoqatës bamirëse të artit “Friends of Firence”, tha se “zakonisht ndodh 10-20 herë në vit. Kryesisht tek ata vizitorë që janë shumë të ndjeshëm, ose kanë pritur gjithë jetën për të ardhur në Toskanë”.

Megjithëse, modestisht, ajo thotë se “këto vepra arti ikonë – Botticellis, David – janë me të vërtetë dërrmuese. Kam parë shpesh njerëz që fillojnë të qajnë”.

E famshme për artin dhe arkitekturën e saj të Rilindjes, Firence është shtëpia e muzeve dhe galerive të shumta. Disa njerëz humbasin në bukurinë e artit të saj.

Presidentja sjell shembullin e një burri 68 vjeç, nga qyteti toskan Bagno a Ripoli, i cili “u shemb në Uffizi në dhjetor 2018”.

Pasi u ekzaminua dhe rezultoi se gjendja e tij kishte të bënte me emocionet, Carlo Olmastroni shpjegoi se “kur iu afrova ‘Lindja e Venusit’ të Botticelli-t, ndërsa po e admiroja atë mrekulli, kujtimet e mia u zhdukën”.

Historia e “këtij vizitori”, bëri bujë në të gjitha mediat në Itali dhe jashtë saj.

“Jo të gjithë me Sindromën Stendal”

Çdo vit, turistët shtrohen në spital, pasi “pushtohen” nga bollëku i artit të madh të qytetit të Firences.

Shpesh, ndodh që simptomat e kësaj Sindromës Stendal janë të vështira për t’u kuptuar.

“Ndonjëherë në Uffizi, disa vizitorë kanë atak në zemër, ose të ndihen të sëmurë”, tha Cristina de Loreto, një psikoterapiste që jeton dhe punon në Firence.

“Por mund të jetë thjesht të qenit në një hapësirë ​​të mbyllur me qindra njerëz të tjerë. Mund të jetë agorafobi, jo Botticelli”.

Një reagim emocional ndaj artit, tha ajo, nuk përbën një çrregullim psikiatrik, edhe nëse ai çon ose kontribuon në simptoma shqetësuese apo të rrezikshme.

“Në momentin kur jeni duke vëzhguar një vepër arti, ka zona specifike të trurit që aktivizohen, ju duket sikur shihni një burrë apo grua të bukur, por nuk mjafton të thuash se është një sindromë”.

Sipas saj, ky lloj çrregullimi psikologjik nuk është vërtetuar ende.

Di Loreto beson se: “pritshmëritë e turistëve nga Firence janë aq të larta, të nxitura nga fakti se ku ndodhen, saqë emocionalisht nuk e përballojnë lehtë kur gjithçka bëhet reale”.

“Mund të jetë një profeci e vetëpërmbushur, e cila i bën disa turistë të ndiejnë diçka në ajër në Firence”, tha ajo.

Sindroma e Stendalit, e lidhur me Sindromën e Jerusalemit

Në këtë drejtim, Sindroma e Stendalit mund të lidhet me Sindromën e Jerusalemit – i sheh vizitorët e këtij qyteti të shenjtë të thyer në iluzionet psikotike fetare ose mesianike.

Apo edhe me Sindromën e Parisit, e cila bën që turistët të bien me simptoma akute psikiatrike pasi zbulojnë se kryeqyteti francez nuk përputhet me pritshmëritë e tyre.

“Këtu në Firence, si në Venecia, mund të marrësh frymë arti”, thotë një banor i Firences, Paolo Molino.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për Albanian Post!