Nga Bledi Mane
Shkrimi im i së djelës së 17 janarit vuri në lëvizje Lëvizjen Socialiste për Integrim. Konstatoja qartë e shkurt e me fakte ikjen nga partia të ish deputetes Silva Caka por kjo e fundit luajti bukur dhe disa ditë rresht shfaqej ku të mundej në ekrane e portale duke kundërshtuar edhe veten.
Meqënëse sot është përsëri e dielë dhe nuk dua të lodh lexuesit dhe miqtë e mi, ftoj Silvanën e ikur e të riadhur tu përgjigjet këtyre pyetjeve:
-Je thirrur me urgjencë në datë 12 janar 2021 në takim nga Ilir Meta?
-Është shënuar emri yt në procesverbalin e hyrje-daljeve të Presidencës?
-Jeni fiksuar nga kamerat teksa futeni në Presidencë nga hyrja jugore?
-Jeni shantazhuar e kërcënuar nga Ilir Meta dhe a i keni qarë hallin se nuk ke lekë të kandidosh, të bësh fushatë elektorale në Njësinë 4/Tiranë madje as lekë të paguani shkollën e fëmijës tuaj.
-Pas largimit nga LSI-ja a i jeni vetëofruar Partisë Socialiste?
-Pas 5 ditësh a jeni kontaktuar përsëri nga Ilir Meta dhe nëpërmjet personave të tretë a keni marrë 300 mijë eurot e fushatës dhe keni pranuar të kandidoni në Njësinë 12/Tiranë?
Silva Caka nëse nuk u përgjigjeni pyetjeve të një gazetari publikisht e nëse ndihesh e sulmuar padrejtësisht, ne të dy mund të ballafaqohemi edhe në gjykatë.
Ti je juriste dhe i njeh mirë nenet e veçanta ku sanksionohet shpifja ose cënimi i integritetit të personave që mbajnë e ushtrojnë funksione publike. Lemë gjykatën të shpallë kush nga ne të dy është fajtori?!