osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Siguria e shtetit dhe pasiguria e opozitës

Siguria e shtetit dhe pasiguria e opozitës

Nga Flogert Muça

Duket sikur në Shqipëri ka zhvillime politke intensive, gjë që nuk është e vërtetë. Në Tiranë opozita ka 5 vjet që bën oponencë nga zyra e partisë ose nga ndonjë hotel luksoz në qytetet që kanë të tillë. Në qytetet e tjera as nuk e merr mundimin të shkojë të qajë hallet me popullin.

E gjithë vëmendja e opozitës dhe strategjia e saj është përqëndruar në krijimin e skenarëve ala Babale, që më pas tí quajë ‘’Bomba’’ të plasin në oborrin e qeverisë. Një strategji e cila në fillimet e saj dukej sikur kishin impakt, por tani që jemi në fazën e zbërthimit të së vërtetave, po I kthehet si një gur në qafën e saj. Megjithatë opozita po i rri besnike strategjisë hollivudiane, duke besuar deri në fund se pushteti mund të merret me montazhe dhe krijime pseudongjarjesh.

Nga ana tjetër kemi qeverinë e cila udhëhiqet nga një parti e vetme. Kjo e fundit nuk po ndikohet nga opozita, por vazhdon axhendën e saj politike dhe qeverisëse,  duke pritur prej institucioneve zbardhjen e akuzave të opozitës.  Kjo pritje e Partisë Socialiste i ka dhënë shumë kosto pasi gjatë kohës që pritet dalja e të vërtetave, PD dhe LSI punojnë që të ngelet në mendje akuza e tyre. Megjithatë, PS ka zgjedhur që ta marrë këtë kosto  politike me argumentin se nuk janë të gjithë njëlloj.

Kjo është rutina e partive në Tiranë, të cilat vazhdojnë axhendat e tyre, pa ndonjë larmi zhvillimesh apo punë të përbashkët.

Por, ajo që u vihej re sot teksa ballafaqoje fjalën e kryeministrit Rama me atë të kryeopozitarit Basha, ishte pasiguria e opozitës që kalon nga një rast në tjetrin duke mos mundur të ngjizë asgjë, përballë një Edi Rame, që fliste për sigurinë duke  shpalosur vendimet e marra. Sado të përpiqeshe të gjeje diçka që të promovoje si element të denjë opozitar nga Basha, nuk gjeje, që kur shihje që mbronte akoma Babalen.

Ndërsa kryeministri  Rama, kur pritej që të dilte dhe të merrej me Babalen dhe tí përplaste kundërshtarit turinjve të vërtetën e prokurorisë, doli dhe dha tre lajme të mira.

I pari ishte se nga data 1 janar 2019 nuk do të ketë me pika bastesh në Republikën e Shqipërisë, ndërsa kazinotë do të zhvendosen jashtë zonave të banuara.  Ky vendim është jo vetëm ekonomi me e mirë familjare, por edhe më shumë siguri. Sepse në pikat e basteve ka sherre, ka dhunë e cila trasmetohet edhe në familje. Sepse këto biznese janë lavatriçe e parave të pista që financojnë krimin.

Ky ishte vendimi i parë i mirë në shërbim të sigurisë, por jo i vetmi. Siguria në burgje ishte poashtu një lajm i mirë për sigurinë dhe rritjen e saj. Ndryshimet ligjore për sigurinë në burgje pretendohet se do të bëjnë të pamundur për kriminelët që të vazhdojnë të drejtojnë aktivitetin kriminal nga burgu, siç ka ndodhur shpesh deri më tani, si dhe minimizojnë fenomenin e korrupsionit në institucionet e vuajtjes së dënimit. Se sa do të realizohet mbetet për tu parë, por teorikisht mbetet lajm i mirë!

Siguria në shkolla ishte një tjetër lajm i mirë. Oficerët e sigurisë nëpër shkolla shënjestrojnë drejtpërdrejtë sigurinë e fëmijëve.

Përballë këtyre tre vendimeve të Ramës, Basha doli dhe u përgjigj duke thënë se Babalja është burrë i mirë dhe se gjithë të tjerët janë kriminelë. Por  edhe sikur të ketë të drejtë për këtë, prapë mbetet mister, a ka Basha një alternativë qeverisëse? A ka Basha siguri për ndonjë kauzë reale përtej inskenimeve?