Rasti i kanabisit në repartin ushtarak të Zall Herrit nuk është i vetmi që i ndodh një vendi anëtar të NATO-s.
Një rast pak a shumë i ngjashëm ka ndodhur në Belgjikë, ku më 22 qershor një vit më parë u zbulua një laborator droge, brenda një baze ajrore.
Baza e Kleine-Brogel në verilindje të Belgjikës, ku u zbulua ky laborator për prodhimin e drogave sintetike si ekstazi njihet për rëndësinë e saj strategjike.
Belgjika është një nga vendet e para, pjesë e Aleancës Ushtarake të NATO-s dhe një ndër anëtaret dhe themeluesit e Bashkësisë Evropiane, njëherësh kryeqendra e organizatave të ndryshme evropiane dhe botërore.
Evidentimi dhe më pas asgjësimi i 125 rrënjëve kanabis sativa të kultivuara në territorin e repartit ushtarak të Zall Herrit u bë i mundur edhe falë reformave që Shqipëria ka marrë kohët e fundit, veccanërisht me aktivizimin e monitorimit me dronë të hapësirës sonë.
Një punë e tillë në bashkëpunim edhe me partnerët tanë solli edhe zbulimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm, ndërsa përgjegjësit janë vënë para përgjegjësisë.
Nga opozita u cilësua skandal, por ky aksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim edhe me Policinë Ushtarake është një rezultat i punës me metodat e reja të monitorimit dhe kontrollit të territorit të vendit, për të rritur sigurinë në vend, për më tepër si një vend anëtar i NATO-s.