osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si u paracaktua fituesi i 2,8 miliardë lekëve në tenderin me uniformat e Policisë?!

Si u paracaktua fituesi i 2,8 miliardë lekëve në tenderin me uniformat e Policisë?!

Grupi Parlamentar Demokrat që mori mandatin pas largimit të Bashës dhe Monikës nga parlamente kallëzoi ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, në SPAK, duke e akuzuar për 5 vepra penale.

Konkretisht për: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”; “Shpërdorimit të detyrës”; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”; “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”.

Sipas kallëzimit të depozituar në Prokurorinë e Posaçme nga deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri, më datë 11.05.2020, u zhvillua procedura e tenderit me objekt “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4 vjet, me fond limit rreth 2.8 miliardë lekë pa TVSH apo 27 milionë euro me TVSH.

Fituesi i paracaktuar ishte firma “D&E” sh.p.k., e cila nuk plotësonte shumë kushte e dokumente të kërkuara dhe ndonëse ofronte rreth 5 miliardë lekë më tepër se operatori i klasifikuar si i pari. “Sandër Lleshaj ishte i vendosur që në kundërshtim me ligjin ta shpallte fitues. Skandali merr përmasa edhe më mëdha.

Kjo, për vetë faktin se tenderi është mbajtur në datë 11.05.2020 dhe sipas ligjit klasifikimi duhet të ishte bërë brenda 10 ditësh, por ndërkohë fituesi është publikuar online më datë 14.07.2020”, thuhet në kallëzimin e Grupit Parlamentar Demokrat.

Në kallëzimin e depozituar në SPAK thuhet se Ministria e Brendshme ishte e parapërgatitur dhe e vendosur për të grabitur hapur vlerën e 500 milionë lekëve.

Nga tenderi i hapur, “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në fondin limit: 2.800.347.570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë TVSH), zhvilluar më datë 11.05.2020. Dyshohet se nëpërmjet përdorimit të skemës “mafioze”, shumatorja e çmimeve për njësi, grabitja nga uniformat dhe këpucët, etj. të Policisë së Shtetit mund të shkojë dhe në 1,157,815,852 lekë “Vjedhje në rrethana cilësuese”.

Tenderi u hap më datë 26 korrik të vitit 2019 dhe u mbyll më 11 maj të këtij viti. Ndërsa ofertat ekonomike janë hapur më datë 11 maj 2020. “Pas ‘pazareve’, ‘formaliteteve’, skemave ‘mafioze’ e ‘manovrave’ që u kryen, Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, ka shpallur fituesin e këtij tenderi, kompaninë shqiptare me aktivitet Gërmime Dheu, ‘D&E’ SHPK, që ofroi 500 milionë lekë më shumë nga vlera që ofroi kompania turke “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”.

.