Këtë të shtunë në orën 10:00, Komisioni i Rithemelimit mblodhi Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve.
Sikurse vihet re nga fotot e mëngjezit, hyrja e Pallatit të Kongreseve është mbuluar nga një banderolë ngjyrë blu, me logon e vjetër të PD-së si dhe Kuvendin Kombëtar.
Po kështu zbulohet dhe slogani i Kuvendit: “Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.
Ndërkohë rrugicat në hyrje të Pallatit të Kongreseve janë vendosur në të dyja anët flamujt e SHBA-ve, BE-së, Shqipërisë si dhe Partisë Demokratike. Mirëpo ishin planifikuar dhe flamur amerikan një përdorimsh të përdoreshin nga Saliarët n% sallë me ovacione si proamerikan.
Mirëpo ka qenë një lajmërim nga zyrtar të Ambasadës Amerikane, që të largohen menjëherë flamujt amerikan, nga duart e keqpërdoruesve që drejtohen nga një person “non grata”. Pas këtij ultimatumi, flamujt janë zhdukur dhe në podium ishin varur dy flamuj të vegjël shqiptarë. Gjithashtu edhe flamuri i vendosur jashtë sallës së Palltit të Kongreseve u hoq menjëherë pas urdhërit amerikan.
Kjo duket si një mesazh drejtuar Ambasadës amerikane dhe SHBA, që nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD-së. /Tellalli.al