Pas një bashkëpunimi mes Policisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, mbrëmjen e djeshme është bërë arrestimi i të ashtuquajturi “baroni i drigës” Gëzim Çela, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol.
Në momentin e arrestimit “baroni i Fushë Kuqes” ka qenë nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria dhe një burri nga Kosova, i cili dyshohet se e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë.
Arrestimi është kryer në fshatin Dardani të Ferizajt dhe sipas burimeve policore thuhet, se gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një kallashnikov me 15 fishekë.
Gëzim Çela, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia në kuadër të operacionit “Flakë në det”, për rastin e trafikut dhe shkëmbimit të hashashit me kokainë në mes të detit.
Çela ishte në arrati që prej vitit 2014 kur u zbulua laboratori i heroinës në Fushë Kuqe, por vijonte aktivitetin e drogës edhe gjatë këtyre viteve.
Në kuadër të këtij operacioni më 9 Tetor 2023 në Fushë Kuqe, u arrestua Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit i dyshuar në mbështetje të aktivitetit kriminal të të ashtuquajturit “baroni i drogës”.
Ndërsa ishin shpallur në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi. Operacioni për arrestimin e tij sot ishte një vijim i atij “Flakë në Det” më 15 gusht 2023.