Çfarë duhet të bëni kur familja e partnerit nuk ju do? Katër këshilla për të kaluar situatat e pakëndshme?
Partneri duhet t’ju mbrojë, përndryshe ai nuk është partneri i denjë për ju.
Kushdo që është në një lidhje emocionale, dëshiron të ketë marrëdhënie të mira edhe me familjen e partnerit.
Marrëdhënia e shëndetshme dhe kultivuar është e dobishme jo vetëm për ju, por edhe për marrëdhënien tuaj me partnerin tuaj. Por, për fat të keq, ky nuk është një privilegj që gëzojnë të gjithë.
Një grua shkroi në rrjetet sociale, për të ndarë dhimbjen e saj, “që babai i të dashurit të saj e urren atë”.
– Gjeta një burrë që e dua dhe që më do, por ai ka një baba shumë toksik që më urren dhe po bën në mënyrë aktive gjithçka që mundet për të na ndarë – u ankua një grua e quajtur Jennifer, raporton “News24”.
Fatkeqësisht, ne besojmë se ka shumë prej nesh që mund të lidhen me këtë rast, andaj në vijim të këtij teksti po japim disa këshilla se si të përballeni më mirë me situata të pakëndshme.
1. Përpiquni të mblidhni informacione se çfarë saktësisht nuk i pëlqen te ju, në mënyrë që të përcaktoni nëse ka një shans për të gjetur një gjuhë të përbashkët. Zbuloni se çfarë i pëlqen, përpiquni t’i afroheni më shumë.
2. Sugjeroni që partneri t’i shpjegojë familjes se nuk duhet ta pëlqejnë zgjedhjen e tij, por duhet ta respektojnë atë. Bëjini të ditur se nuk prisni afërsi, por kënaqësia në sjellje është e domosdoshme.
3. Partneri juaj duhet me çdo kusht t’ju mbrojë dhe të mos ju ekspozojë ndaj takimit me familjen e tij për sa kohë që qëndrimi i tyre ndaj jush është negativ (festime, mbledhje familjare, etj.).
4. Komunikimi është kyç, mos i lini gjërat “të varura në ajër”. Filloni një bisedë, por mos kërkoni që ai të zgjedhë sepse kjo mund të shkaktojë një revoltë.
Mos harroni, është e rëndësishme që partneri juaj t’ju bëjë të ndiheni të sigurt, të dashur dhe të kërkuar, pavarësisht nga refuzimi dhe urrejtja e familjes. Ai duhet t’ju mbrojë, përndryshe nuk është partneri juaj.