Një burrë nga Kalifornia i cili ishte i frikësuar për të shkuar në shtëpi për shkak të Covid, jetoi i pazbuluar në Aeroportin O’Hare të Çikagos për tre muaj.
33-vjeçari, Aditya Udai Singh, u arrestua të shtunën në mëngjes me kohën lokale dhe u akuzua për falsifikim në një zonë të kufizuar të aeroportit dhe vjedhje prej më pak se 500 dollarë, konfirmoi departamenti i policisë i Çikagos për CNN.
I riu ka jetuar në në zonën e sigurisë së aeroportit nga 19 tetori deri më 16 janar. Por, Singh u pikas nga dy punonjës të United Airlines të cilët kërkuan të shihnin letërnjoftimin e tij.