Nga Akil Ylli
Qoftelargu, ne nje emision televiziv, shpalosi gjithe formimin e tij te deformuar gjenetik dhe mungesen e kultures qytetare, ne ushtrimin dhe funksionimin normal te pushtetit. Ne fakt, nuk eshte hera pare qe ai, leshon deklarata te tilla antikushtetuse. I kemi degjur e provuar, tashme e dime permendesh, si e ushtron pushtetin, qofte dhe ne opozit. Mjafton te kujtohemi, sa here i ka vene kazmen dhe flaken Shqipnis, qe te na pershkojne te rrenqethurat.
Por kesaj radhe, ne deklaraten e tij, kishte nje variant te ri, alla Qoftelarg. Ai i siguronte shqiptaret, qe e kishte gjetur ku e ka ” vrimen miza” dhe qe nga kjo dite, ata, mund ta venin “fesin menjean”, sepse votimet e ardheshme, per here te pare, do te ishin te lira. Mund te votonin edhe qorrazi po deshen, s’ka probleeem, vota e tyre, do te perfaqsonte gjithmone, 100% e firifiu, vullnetin e tyre politik.
Por fillimisht shqiptaret, duhet te benin durim, deri sa Shqupi te permbuste me revolucion qeverin Rama. Pastaj, sa ti vihej flaka Shqipnis dhe shqiptaret te digjeshin me gjithe mall e katandi. Por shqiptaret, te mos merakoseshin fare, sepse do te ishte dhendri i Lulashit, ai qe do te ringrinte firmat Piramidale dhe do te kishin leka, me dhi n’ta. Shqipnia perkohsish, do te ishte nen kontrollin e rrepte dhe drejtesis te bandave te Lul Berishes, Zan Caushit, Mandeles dhe tjereve. Por nderkohe, shqiptaret mund te çanin “ferren” me çdo mjet, pa patur frike, se do tu mohohej statusi i rrefugjatit, nga qe vinin prej nje vendi, faktikisht ne gjendje lufte. Jo si tani ne kohen e “Kallam Stergjatit”, ku shqiptaret enden kot neper kampe refugjatesh, ne pritje te “paketimit” dhe riatdhesimit.
Pastaj me ardhjen ne pushtet te Baboleve, gjithçka do te lulzonte, e nuk do te ishin me te dytet mbas Gjermanise, por Gjermanis, do ti duhesh teleskop me na pa. Do na vinte ne krye te qeveris, prap ai, ose do te na rikthehej dhe si President. I vjen shume ma per mbar, me u zgjedh, kur vendi ndodhet ne gjendje te jashtzakonshme. Shpejt e shpejt, do te rihapnin studiot e tyre, Zeni me Argiten dhe do te riorganizoheshin darkat madheshtore, gala, nga fondaconi i zj. Liri, ku perveç kontributeve ne leka, zhgarravinat e famshme dhuruar asaj, prej bojaxhive po aq te famshem, do bliheshin “bujarisht” me çmime aq te “kripura”, sa mos me pa burre nanet, me gjet ilaç, me ta hek tencionin 240, per tremuaj rresht. Ooooh, çfare mrekulliet, çfare mrekulliet!
Mandej ne krye te qeveris, do te kishim Lulashin. Aaaah, çfare qefit! Do na i zgjidhte, gjithe hallet, me zgjuarsin e ndershmerin, qe e karakterizon! Mbasi ti kishte sistemu punet e qeveris, me se mire, do ta kishin çu si minister Transporti, per me u kujdes, qe ndertimi e autostrades se re,(i thençin) minimalisht te arrinte, shifra stratosferike, ashtu siç e ka merak, vete ai. Nderkohe, si garanci per respektimin e ligjit, do te kene vu si prokuron, “qenin” e ligjit, Llallen.
Mbas premjes se shiritit te autostardes se re dhe mbylljes se tane “birave te mundshme te kasafortes”, qe mund te ishin kriju, gjate periudhes se qendrimit ne opozit, me siguri Lulashin, kane me e çu me i dhane doren e fundit, marrveshjes se kufijve me Greqin. Sipas udhzimeve te Qoftlargut dhe kembguljes se tij, si marveshje e shkelqyyyeme, do te rishikonte me imtesi, mos i kane hi, gja ne hak grekve( kukja per ne) dhe i kane dhane ndoj send ma pak, prej territorit te atdheut.
Mirpo, kjo lloj mirqeverisjet, sipas te dheneva te “Gazidedes” do te provokonte keqas dhe terbonte komunistet.( me perjashtim, atyre te Shupit) At’here, per te siguruar paqen dhe rendin, si garananci, do ja jepnin postin e ministri te rendit, kujt tjeter, perveç zholit Lulash. Ai si jurist dhe ekpert i ligjit do te dinte te zbatonte ne menyre te perkryer ligjin e “Maliqit”. Do te zhdepte ne hu, burra e gra, te rinj e pleq, pa harruar ti futste plum buthve, mbas shpine, ne mos ne lule te ballit, kujdo qe do te perpiqej ti afrohej rrethimit te jashtem te Kryeministris, por dhe gjithkuj tjeter, qe ndodhej me duar nder xhepa, ne mes bulevardit perball.
Keshtu, mbasi te rivendosej, paqja e qetesia, per gjithe shqiptaret, endrra e ndaluar, do te behej zhgjanderr. Perfundimisht ata, nen tingujt e tupanave, gernetave, Baftjarve dhe rapsodeve dixhital, qe te ndezin zemren “Zjarr”, te lumtur, do tu drejtoheshin kutive te votimit, duke u ndjere, çuditerisht krejtesisht te lire. Le pastaj, kur te mesonin, qe kryetar i KQZ-es, do te ishte zotni Ristani. Aaaaah, hajde deee, more deee! Nga mallengjimi, shqiptarve s’do kishte zog nanet, me ju a ndalu vajin me gjame, prej gezimit. Rrofshin e qofshin, Babolet!
I perhershem, qofte kujtimi tyne!