osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si po i bën Rama heronj kërriçat e Lulit?!

Si po i bën Rama heronj kërriçat e Lulit?!

Republika e Re e Luzim Bashës pas dy viteve të shpalljes së saj sot ka edhe simbolet kryesorë të cilët janë produkt i listave të pista të zgjedhjeve të vitit 2017.

Produkt i kësaj liste ishin shumë personazhe, por disa prej tyre kanë shkëlqyer më shumë edhe me ndihmën e vetë kryeministrit Edi Rama i cili po kujdeset të ngrejë në elitën e PD disa nga “kërriçat” e Lulit siç i quajnë lart e poshtë në qarqet mediatike.

Klevis Balliu dhe arrestimi i tij gjatë një proteste dy ditë më parë, e bënë hero djaloshin që mezi ka mbaruar shkollën për 9 vite në Angli, megjithse letrat deri tani nuk i ka parë askush, as vetë personeli i Presidencës ku punoi si këshilltar me Bujar Nishanin.

Qesharak dhe një nga deputetët që në Parlament veçse bëntë për të qeshur, Klevisi, çuni i Fahriut shërbëtorit të diktaturës, shkëlqeu shumë shpejt. Ai ditë pas dite çohej nga Basha në protestën e banorëve të Unazës së Re, megjithse nuk ishte zgjedhur deputet në Tira

në e s’kishte asnjë lidhje. Luli me vendosjen e Klevisit donte të tregonte sesa rëndësi kishte kjo çështje, por në fakt më shumë rëndësi mori Balliu junior. Lulzim Basha në fakt dje tha një të vërtetë të madhe se Klevisi ishte arrestuar me urdhër të Ramës. Një e vërtetë e madhe, vetë Rama mund të përkujdeset që një qesharak të bëhet elitë dhe udheqës i Republikës së Re, sepse shqiptarët kanë 30 vjet nuk durojnë dot Fahriun jo ti durojnë dhe të birin. Duket se skema e kryeministrit ka funksionuar mjaft mirë.

Ervin Salianji deputeti i video skandalit erotik me G.D, më pas e identifikuar si Grida Duma, është një tjetër personazh grotesk politik. Një ditë kërceu në krye të PD, garoi dhe humbi por prapë Luli e lartësoi. Më tej vetë Rama i dha hapësirë në mediat afër qeverisë që të botoheshin të gjitha denoncimet dhe aktiviteti i Ervinit, që nga Shqiptarja.com, Report Tv, Gazeta Tema, Panorama, mediat kryesore të qeverisë dhe portalet pranë saj jepnin çdo gjë që thoshte apo kryente Ervini, për më tepër shumë prej tyre vunë edhe censurë kur u publikua video skandali erotik.

Salianji u provokua dhe nga vetë kryeministri në disa raste dhe u kthye në lajm kryesor për të ngjitur shpejt shkallët e pëlqyeshmërisë tek Republika e Re si “luftëtar”, por duket se Klevisi me arrestimin e fundit e kaloi në kthesë. Tani na duhet të presim arrestimin e Ervinit për manipuliumin e çështjes Babale që të mos kemi diferenca.

LEXO EDHE: Basha mesazh socialistëve/ Kapni ça të kapni!
Personazhi i tretë është Endri Hasa, ish drejtor i Genc Pollos në kohën e qeverisë të PD, më pas një Lulzims i paepur. Nuk ka bërë asgjë në politikë ska asnjë kontribut veç dy kokrave vezë që ja dha Luli për të gjuajtur Edi Ramën. Edhe në këtë rast kur kryeministri ishte “viktima” gjithçka më pas u përdor si skenar për ta ngritur më lart Hasën.

Ai u quajt trim dhe hero se gjuajti Ramën, dhe mediat pranë qeverisë filluan ta fokusonin dhe reklamonin edhe më shumë.

Këta të tre janë ata që Rama personalisht dhe qeveria janë kujdesur të kenë ngritje të shpejtë në opinionin publik, duke i thirrur në media e duke ju dhënë hapësirë në ekrane. Tashmë të tre janë simbolet kryesore të Republikës së Re dhe Lulzim Basha me ta do përpiqet të fitojë zgjedhjet.

Ndonjëherë kundërshtar politik është më mirë ti ngresh në piedestal disa “kërriça” politikë sesa ta sulmosh apo mundësh me argumenta. Mjaftojnë ata dhe fitorja është e garantuar./CNA.al