1xbet betist supertotobet
konya escort
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
grandpashabet grandpashabet giriş cratosroyalbet betwoon maxwin ramadabet dedebet damabet anadoluslot trwin
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Si po degradon SPAK-u, Elvi Fundon e lejon të publikojë përgjimet e Veliajt, për dosjen e Allajbeut urdhëron të mos publikohet

Si po degradon SPAK-u, Elvi Fundon e lejon të publikojë përgjimet e Veliajt, për dosjen e Allajbeut urdhëron të mos publikohet

Gjatë vitit të fundit, SPAK është kthyer në një institucion intrigash, pazaresh, përgjimesh të dyshimta, revanshi ndaj gazetarëve dhe paligjshmërie, duke marrë hijen e SHIK-ut famëkeq të Bashkim Gazidedes. Vetëm javët e fundit, seria e skandaleve që ka prodhuar SPAK është e frikshme, duke u dhënë besueshmëri akuzave të artikuakuara nga kokat e korrupsionit Ilir Meta dhe Sali Berisha. Sondazhet e fundit tregojnë një rënie pikiatë të besueshmërisë te SPAK, edhe pse vetë Edi Rama nuk i kursen vlerësimet dhe duket se nuk do t’i kusejë, të paktën deri në 11 maj.

Në mes të muajt mars 2025, SPAK ka urdhëruar rreth 30 persona të mos publikonin informacione nga disa materiale sekrete, të aksesuara në mënyrë të paligjshme nga e-mailet e disa prokurorëve të SPAK. Ky është një vendim i drejtë për të parandaluar rrjedhjen e sekretit hetimor cka do të sabotonte dhe minonte hetimet për disa raste korrupsioni, fshehje pasurie dhe pastrimi parash.

Çfarë ndodh?

Elvi Fundo, një mutacion dhe fundërrinë e certifikuar mediatike, vetë ish spiun i SHIK-ut dhe babanë ish spiun i ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’, ka paralajmëruar publikisht prej disa ditësh që do të publikonte përgjimet e Erion Veliajt në burgun e Durrësit, të cilat janë e një dosje që prokurorët Dumani dhe Ols Dado paralajmëruan në sallën e gjyqit se është sekret hetimor. Ish zyrtari i PD-së Fundo nisin pasditen e djeshme publikimin e përgjimeve, edhe pse përmbajtja e tyre jo vetëm nuk ka asnjë element paligjshmërie, por nuk komplekson askënd.

Nuk ka shumë rëndësi se kush ia ka dhënë materialet sekrete gazetarit të PD-së që paguhet nga segmente të qeverisë; Klod Lala, Ols Dado, ‘maxhahedini’ Fabian Zhilla, Zambak Gjoni apo dikush tjetër.

Pyetja që shtrohet këtu është: Pse SPAK lejon Vesho mallistin të publikojë pjesë nga dosja e dytë me përgjimet e Erion Veliajt dhe nga ana tjetër ndalon publikimin e materialeve hetimore për subjekte të tjera, materiale që i janë dërguar gjithashu Elvi Fundos?

Mbrëmë, gazetari Bledian Koka tha se pjesë e materialeve sekrete, për të cilat SPAK ka urdhëruar të mos publikohen, ishin biznesmeni Klodjan Allajbeu, ish ministri Damian Gjiknuri dhe disa personazhe të tjerë.

Pse SPAK e mbron sekretin hetimor për Klod Allajbeun dhe të dhënat hetimore për Erion Veliaj i nxjerrë në pazar?!

A tregon ky standard i dyfishtë se SPAK i nxjerrë vetë në mënyrë selektive të dhënat nga dosjet hetimore për qëllime të caktuara? A e vendos në pikëpyetje seriozitetin e SPAK kjo qasje e ndryshme për sekretet hetimore?

SPAK i ktheu banesën përmbys dhe i sekustroi edhe lodrat e fëmijëve gazetarit Elton Qyno pasi publikoi disa komunikime në SkyEcc, të cilat mund t’i kishte marrë edhe nga Belgjika (ende nuk dihet burimi). Ndërsa Elvi Fundo lajmëron disa ditë para se do të publikojë sekrete hetimore të prodhuara nga veprimtaria e SPAK. Ky është vetëm një nga shumë episode që kompromenton rëndë veprimtarinë e SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit, duke lëkundur besimin e publikut tek SPAK. Dhe si për ironi, në raportin e veprimtarisë për vitin 2024, kreu i SPAK Altin Dumani kërkon nga Parlamenti të adresojë shqetësimin për statusin e prokurorëve të SPAK pas mbarimit të mandatit!