osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Si po bien aleatët e Lulzim Bashës, një nga një!

Si po bien aleatët e Lulzim Bashës, një nga një!

I pari ishte Agron Duka. Me anë të një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ai uronte Edi Ramën për fitoren dhe kërkonte nga Lulzim Basha të njihte zgjedhjet.

Sipas tij, duhej të merrte fund viktimizimi sikur u vranë e u prenë, ndërkohë që fajin për humbjen, e kishin vetë, për shkak se braktisën Parlamentin dhe gjithë institucionet e tjera shtetërore.

Reagimi i tij ishte një goditje e fortë për opozitën, e cila ishte në hapat e parë të saj, të mos njohjes së zgjedhjeve.

Ndaj dhe në mediat pranë PD, nisën disa sulme të egra, sikur Agron Duka ishte shitur tek Edi Rama.

Më pas, i erdhi radha Nard Ndokës, që i rrëzoi kauzën e vjedhjes së zgjedhjeve Lulzim Bashës, pasi sipas tij, ka qenë PD vetë ajo që i ka vjedhur atij zgjedhjet.

Një ditë më parë, “shpërtheu” edhe Vangjel Dule, i vënë në qendër të kritikave këto ditë, pasi mori shumë pak vota.

Ai tha se në fakt, ka qenë vetë PD-ja që ka punuar kundër tij, madje kanë sponsorizuar materiale kundër Dules, që të mos votohej më 25 prill.

Ai përmendi emrin e Gent Strazimirit, që duke qenë poshtë në listë, me sa duket ka shpresuar se do të thyente listën pikërisht duke bërë fushatë kundër Dules, në mënyrë që ai të mos merrte votat e duhura.

Dhe Dule natyrisht doli keq, por Strazimiri dhe askush tjetër nuk mori dot aq vota se ta nxirrnin jashtë Parlamentit.

Dash Shehi nga ana tjetër, doli e tha se demokratët mezi prisnin të fitonin zgjedhjet, me shpresën se do të bëheshin drejtora, jo se do të ndryshonin vendin.

Edhe Shpëtim Idrizi, pavarësisht se deri më tani nuk ka folur publikisht, nuk duket fort i sigurtë në mbështetjen për Bashën.

I vetmi aleat që i ka mbetur Bashës, është Fatmir Mediu, por ai nuk i hyn në punë as dreqit, pasi më shumë të prish punë, se të ndreq.

Dhe të mendosh që Lulzim Basha shkaktoi përçarje të madhe brenda PD-së, pikërisht për të futur në listë të sigurtë aleatët, të cilët janë duke e lënë një nga një.

(TemA)