Gazetari i PD, Jetmir Olldashi, ka thënë se regjistrimi i bisedës mes Agron Xhafajt dhe Albert Veliut, është bërë nga ky i fundit.
Por, në mënyrë qesharake, në intervistën që ai vetë i ka bërë Veliut, ky i fundit thotë se përgjimi është bërë nga vetë Agron Xhafaj.
Pra, sot Olldashi ka dhënë një prononcim, ku përgënjeshtron veten dhe të intervistuarin e tij.
Kur dhe i intervistuari dhe intervistuesi gënjejnë, më e pakta që mund të bësh, është që t’i marrësh seriozisht.
Pjesë nga intervista e “Babales”, me Jetmir Olldashin, që nxjerr bllof pretendimet e këtij të fundit.
Në këtë aventurën tënde që thua se e provove e bëre, ke bërë filmime të tjera?
Filmime të tjera unë s’kam bërë, filmime të tjera. Filmimet i ka bërë vetë Agroni, nuk i kam bërë unë dhe aty janë.
Si i ka bërë?
Po ku di gjë unë si i ka bërë, me dashje, pa dashje, i di Agroni, jo unë.
Po ti thua që Agroni ka përgjuar veten?
Po normale, ku di unë ça i është vënë Agronit dhe akuzon Andonin në anën tjetër. Ato të gjitha janë gjëra që janë fakte reale, si zëri që ne kemi folur. Gjithmonë e ha një fukara, nuk e ha një i pasur.
Po ti vetë kur e kujtove bisedën, kur pe këto video përgjimet e kujtove bisedën?
Po normale. Kur unë e pash te djali, te lokali të gjitha këto foljet që u bënë, doli. Të gjitha thëniet që ne kemi bërë, thashë çne këto përgjime ne?!
Domethënë, ti mendon që Agronin e kanë përgjuar të tjerët?
Normale unë s’kam lidhje.
Nuk e ke përgjuar ti?
Secili ka mbrojtjen e tij ore. Ai tijën, unë timen, po nga ka ardhë kjo, e gjen Agroni, këto përgjime. Këto janë gjërat që po të them unë.