osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si pastroheshin parate karteleve amerikano-jugore në Europë dhe Gjermani?!

Si pastroheshin parate karteleve amerikano-jugore në Europë dhe Gjermani?!

Një bandë kriminelësh ka larë për vite me radhë paratë e drogës së karteleve amerikano- jugorë në Europë dhe kryesisht në Gjermani. Të akuzuarit ndodhen në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Parisit.

Kufiri gjermano- belg në Ahen- Lihtenbush, në fund të gushtit 2015. Është mbasdite, kur policia federale gjermane kontrollon një makinë Mercedes Klase C, me targat e Bremenit, që sapo ka hyrë në Gjermani nga Belgjika. Në timon një i ri, që po ashtu si pasagjeri është nga Libani dhe jeton në Bremen. Të dy thonë se kanë qenë në Belgjikë për të bërë pazar. Gjatë kontrollit, policia kapi në një çantë sporti fshehur nën veshje të brendshme, 489 mijë euro, në prerje të vogla.

Hetimet e mëtejshme të doganës së Esenit nxorrën se çanta kishte gjurmë kokaine. Pa e ditur, gjatë kontrollit hetuesit patën rënë ndesh me dy anëtarë të një grupi që merrej me kontrabandën e orëve luksoze, bizhuterive dhe makinave në vlerë milionash, në Europë, Afrikën Perëndomore dhe Lindjen e Mesme. Hetimet mbushën qindra faqe, që tregojnë për një rrjet global kokaine dhe pastrimi parash.

Rrjet në Europën perëndimore

Në shkurt të 2015, agjentët amerikanë të DEA-s, Drug Enforment Agency, arritën të përgjonin telefonatat e një karteli kolumbian droge, të cilët flisnin për transferat e fitimeve nga droga në Amerikën Jugore. Ky informacion u pasua me fillimin e një procesi hetimor në Francë, si pasojë e të cilit u përgjuan qindra telefonata dhe u morën masa sekrete vëzhgimi. Hetuesit ngritën një rrjet informantësh, që u shtri në gjithë Europën perëndimore dhe kishte degë në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikë Jugore.

Gjithsej 14 persona të kapur ndodhen tani në bankën e të akuzuarit për larjen e miliona eurove të nxjerra nga biznesi i drogës. Gati të gjithë ata janë qytetarë libanezë ose kanë lidhje familjare me Libanin. Hetuesit e kanë quajtur procesin “Cedar”, anglisht për pishën, pemën që ndodhet në flamurin libanez. Hetuesit mendojnë se rrjeti ishte aktiv në Europë, por drejtohej nga Libani dhe ka larë në kohët më të mira 1 milionë euro në javë, edhe në Gjermani.

Nga Libani direkt në Amerikën Jugore

Në fund të hetimeve, në janar 2016, policia bëri kontrolle në gjashtë vende, arrestoi të akuzuarit dhe konfiskoi më shumë se 800 mijë euro para në dorë. Edhe në Gjermani u kontrolluan banesa në Dyseldorf, Mynster, dhe Bremen. Katër persona u arrestuan.

Grupi ka qenë i organizuar me hierarki. Disa anëtarë, si ata që u kapën në Ahen, kanë mbledhur në Belgjikë, Spanjë, Itali, Francë dhe Gjermani paratë e nxjerra nga biznesi i drogës. Këto para i janë dhënë anëtarëve të tjerë të grupit, të cilët kanë blerë me to bizhuteri, ora luksoze dhe makina të shtrenjta, për t’i dërguar në Liban, për shitje. Paratë e fituara nga shitja, janë dërguar nga Libani në kartelat e Amerikës Jugore, të cilat kanë sjellë kokainë në Europë. Ndërkohë hetuesit kanë shtruar po ashtu pyetjen, nëse e gjithë kjo punë është bërë me porosi të Hisbollahëve. Por dyshimet për financim terrorizmi nuk janë pjesë e akuzës, me sa duket sepse mungojnë dëshmitë.

“Nuk e kanë ditur për tregtinë e drogës“

Vend ku është ushtruar aktiviteti i bizneseve ilegale ka qenë edhe Gjermania. Dy të akuzuar, kanë jetuar në Mynster dhe Dyseldorf, dy të tjerë në Bremen. Procesi nuk do lerë pa dënuar edhe katër shitës gjermanë bizhuterish. “Hetimet kanë treguar se nga viti 2011 deri në vitin 2015 këto dyqane bizhuterish kanë marrë 20 milionë euro, nga personat e përmendur. Të dhëna në dorë, dhe në qese plastike. Shitësit e bizhuterive akuzohen vetëm për favorizim në larje parash.

Një nga të akuzuarit, Ali Z. nga Mynsteri, i tha medias se është i pafajshëm. Tregtia e tij, eksportet e sukseshme legale, janë shfrytëzuar nga të tjerët dhe se ai nuk e ka ditur për biznesin e drogës./DW