osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si organizohej spiunazhi shqiptar me mbi 10 mijë persona, njësitë sekrete që përdorte Enver Hoxha

Si organizohej spiunazhi shqiptar me mbi 10 mijë persona, njësitë sekrete që përdorte Enver Hoxha

CIA ka dhënë detaje se si ishte i organizuar spiunazhi shqiptar më 1950. Përmes disa dokumenteve të deklasifikuara, amerikanët bëjnë një panoramë të të gjitha shërbimeve të sigurisë që i vinin në ndihmë diktatorit Hoxha për të mbajtur sistemin,shkruan “SotNews”. Aty tregohet se vetëm, Sigurimi i Shteti kishte si pjesë të tij mbi 10 mijë qytetarë dhe 500 agjentë. Po ashtu kishte dhe shërbime të tjera që përdoreshin nga sistemi.

Prill 1949

Jugosllavia krijon komitetin kundër vendeve komuniste të Kominform

Në nëntor 1948 Edvard Kardelj, me rekomandimin e marshallit Tito, organizoi Komitetin e Propagandës Anti-Kominform. Që prej krijimit të saj organizata është zgjeruar shumë dhe sot numëron rreth 500 anëtarë ku përfshihen gazetarë, diplomatë jugosllavë, zyrtarë të qeverisë dhe policisë.

Organizimi i komitetit mbahet sekret, kurse politikat e tij përfshijnë luftën ndaj propagandës sovjetike me anë të dërgimit të agjentëve të aftë në vendet satelite të BRSS për nisjen e fushatave të anti-propagandës. Nga data e krijimit deri në mars 1949 komiteti ka dërguar 11 agjentë në Shqipëri, 27 në Bullgari, 32 në Hungari, 20 në Çekosllovaki, 51 në Poloni dhe 14 në Rumani.

Nga këta 29 janë arrestuar ose janë detyruar të kërkojnë strehim në ambasadat jugosllave të vendeve përkatëse. Agjentët janë si burra dhe gra dhe janë instruktuar paraprakisht në përhapjen e propagandës. Ata veprojnë nën pretekste të ndryshme përfshi dhe me mbulim diplomatik.

Ata që nuk kanë mbulim diplomatik furnizohen me fonde të bollshme dhe kanë linjat e tyre të komunikimit me Jugosllavinë, me anë të korrierëve të pavarur. Komiteti ka rekrutuar rreth 270 agjentë të huaj të cilët kanë dhënë rezultate të shkëlqyeshme me punën e tyre në Shqipëri, Bullgari dhe Çekosllovaki.

Ndërsa operacionet në Rumani, Hungari e Poloni kanë rezultuar më të vështira. Në Bullgari e Shqipëri agjentët raportohet se kanë arritur me sukses të krijojnë fraksione anti-sovjetike në gradët e larta të partisë komuniste. Teknikat e përdorura prej tyre janë nxitja e pakënaqësisë kryesisht me promovimin e ndjenjave nacionaliste.

Ata i vënë theksin mospërputhjeve të politikave sovjetike dhe kritikojnë plaçkitjen e trupave sovjetike në vende të ndryshme, duke evidentuar më tej paevitueshmërinë e një lufte mes lindjes dhe perëndimit në rast të vazhdimit të të mbështetjes ndaj BRSS. Për Maqedoninë greke dhe bullgare, komiteti ka pajtuar ndihmën e njëfarë Mihajlov, ish-lider i IMRO. Jugosllavët raportohet t’i kenë premtuar Mihajlov pavarësinë e plotë të Maqedonisë pas bashkimit të vendit.

Mihajlov është më shumë dashakeq ndaj Bashkimit Sovjetik sesa ndaj Jugosllavisë, dhe është bindur se bashkëpunimi i tij me Titon mund të sjellë pavarësinë e shtetit të Maqedonisë. Nga ana tjetër qeveria jugosllave beson se mund të neutralizojë lëvizjen e pavarësisë së Maqedonisë që sponsorizohet nga sovjetikët, me anë të rekrutimit të Mihajlov dhe ndjekësve të tij.

Shpenzimet për komitetin jugosllav të propagandës i kanë kaluar tashmë 1 milionë dollarë. Një pjesë e shpenzimeve ka shkuar për shkollat e trajnimit dhe prodhimin e materialeve të shtypura.

Shkurt 1950

Agjencitë e sigurisë

Policia e Shqipërisë, e cila varet nga ministria e Brendshme, drejtohet nga lejtnant Feti Smokthina. Poste policie janë vendosur tashmë në të gjitha vendet ku më parë ishte vendosur xhandarmëria. Kjo ka sjellë formimin e një rrjeti kombëtar me njësi të vogla që kryejnë aktivitetet e zakonshme të policisë.

Selia drejtuese e policisë përbëhet nga njësia e krimeve të zakonshme (ordinere) e drejtuar nga kapiten i parë Veli Ahmeti, dega e hetimeve para-gjyqësore e drejtuar nga kapiten i parë Norek Nallbani, dhe dega e burgjeve e drejtuar nga Mehmet Dusha.

Por rëndësia e punës së policisë është e vogël në krahasim me atë të kryer nga drejtoria e Sigurisë së Shtetit. Në përgjithësi policia ka një organizim të stilit ushtarak, me rreth 7000 anëtarë me uniforma të zeza të vendosur në kazerma ushtrie.

Sigurimi i shtetit

Edhe Sigurimi Shtetit është një degë e Ministrisë së Brendshme, i përbërë nga dhjetë divizione të ndryshme që përgjigjen për spiunazhin e brendshëm dhe kundër-spiunazhi e huaj, misionet e propagandës dhe sigurinë e brendshme. Sigurimi ka rreth 500 oficerë dhe 10.000 njerëz të regjistruar. Anëtarët e tij kanë grada ushtarake por nuk mbajnë uniforma dhe nuk vendosen në kazerma.

Njësitë e veçanta

Kohët e fundit raportohet të jetë krijuar një njësi e veçantë vullnetarësh e ministrisë së brendshme, e lidhur me policinë dhe Sigurimin. Personeli i saj besohet se është mbledhur nga oficerë të kohës së luftës dhe paguhet si dhe oficerët e tjerë. Ata ngarkohen me arrestimet e “reaksionarëve” më të rrezikshëm, dhe mund të lëvizin lirisht në të gjithë vendin.

Divizioni i “Enverit”

Divizioni i Sigurimit që më parë kishte si përgjegjësi shtypjen e rezistencës anti-komuniste në zonat malore, tashmë njihet si Divizioni i “Enverit” dhe vazhdon të ketë si prioritet mbrojtjen e kufijve. Divizioni i Enverit ka tre regjimente me bazë në Tiranë, në Peshkopi dhe një bazë në jug të vendit, në Vlorë ose Berat.

Sistemi sigurisë

Partia Komuniste shqiptare ka sistemin e saj të brendshëm të sigurisë që nuk përfshin policinë apo sigurimin, pasi asnjëri prej të dyjave nuk duhet të përfshihet në çështjet e partisë.

Arrestime dhe ekzekutime

Më 18 maj 1950, 22 studentë dhe 10 priftërinj franceskanë u arrestuan në Shkodër. Viktor Volaci, vëllai i peshkopit të Shkodrës u ekzekutua. Sipas zhurmave arrestimet u kryen pas zbulimit të aktiviteteve antiqeveritare të një organizate demokristiane, ndërsa dy gra katolike u arrestuan gjithashtu për shpërndarje të broshurave të propagandës së organizatës.

Kjo është hera e parë që dëgjohet aktivitet i grupeve demokristiane në Shqipëri dhe me shumë gjasa mund të kenë lidhje me demokristanët në Itali.

Dhjetor 1952

Brigadat e punës së detyruar në projektet e bonifikimit të tokave

Në kampin e përqendrimit në Kamëz mbahet familjarët e të burgosurve politikë. Rreth 1000 burra, gra e fëmijë mbahen në kamp, të paushqyer e të veshur me rrecka. Të gjithë burrat apo gratë, të aftë për punë duhet të punojnë. Racionet ditore të ushqimit janë supe e hollë dhe rreth 600-700 gramë bukë.

Një numër i madh i të burgosurve vuajnë nga tuberkulozi dhe sëmundje të tjera të rënda. Në kamp ka vetëm një punonjës mjekësor. Për të siguruar forcën punëtore për ndërtimin e kalit ujitës në Peqin, pranë Kavajës, në fillim të vitit në afërsi të vendit u ngrit një kamp pune të detyruar, i njohur si kampi i Rrogozhinës.

Edhe këtu të burgosurit ose ndërtojnë kanale ujitjeje ose punojnë në ndërtimin e rrugëve për transportimin e gurëve drejt kantiereve të ndërtimit. Ata punojnë në një minimum prej 10 orësh në ditë, nga ora 6 e mëngjesit deri në 5 të mbrëmjes, me një orë pushim në drekë.

Një numër i madh njerëzish po punojnë me detyrim në kanalet e ujitjes në Kakaris pranë lumit Drin në Shkodër. Punonjësit janë ndarë në brigada që ruhen me nga 15-20 policë secila. Shumicën e kohës të burgosurit qëndrojnë të zhytur në ujë deri në gjoks. Ata rrihen barbarisht nga rojet nëse ndalojnë për një moment punën.

Dhjetor 1952

Brigadat e punës së detyruar në projektet e bonifikimit të tokave

Në kampin e përqëndrimit në Kamëz mbahet familjarët e të burgosurve politikë. Rreth 1000 burra, gra e fëmijë mbahen në kamp, të paushqyer e të veshur me rrecka. Të gjithë burrat apo gratë, të aftë për punë duhet të punojnë. Racionet ditore të ushqimit janë supe e hollë dhe rreth 600-700 gramë bukë.

Një numër i madh i të burgosurve vuajnë nga tuberkulozi dhe sëmundje të tjera të rënda. Në kamp ka vetëm një punonjës mjekësor. Për të siguruar forcën punëtore për ndërtimin e kalit ujitës në Peqin, pranë Kavajës, në fillim të vitit në afërsi të vendit u ngrit një kamp pune të detyruar, i njohur si kampi i Rrogozhinës.

Edhe këtu të burgosurit ose ndërtojnë kanale ujitjeje ose punojnë në ndërtimin e rrugëve për transportimin e gurëve drejt kantiereve të ndërtimit. Ata punojnë në një minimum prej 10 orësh në ditë, nga ora 6 e mëngjesit deri në 5 të mbrëmjes, me një orë pushim në drekë.

Një numër i madh njerëzish po punojnë me detyrim në kanalet e ujitjes në Kakaris pranë lumit Drin në Shkodër. Punonjësit janë ndarë në brigada që ruhen me nga 15-20 policë secila. Shumicën e kohës të burgosurit qëndrojnë të zhytur në ujë deri në gjoks. Ata rrihen barbarisht nga rojet nëse ndalojnë për një moment punën.

Maj 1954

BRSS dërgon tre luftanije në Shqipëri

Bashkimi sovjetik ka njoftuar qeverinë greke se do të dërgojë në Shqipëri dy luftanije të reja dhe një anije 12 500 ton në ditët në vijim, sipas ambasadorit tonë Cannon.

Ai komenton se data e vizitës sugjeron mundësinë se luftanijet sovjetike dhe anijet jugosllave që do të sjellin presidentin Tito në Greqi, mund të këmbehen me njëra-tjetrën. Kjo llogaritet gjithashtu si hyrja e parë e forcave detare sovjetike në Mesdhe. Vizita e luftanijeve sovjetike në këtë kohë, sugjeron shqetësimin sovjetik për planifikimet ushtarake të shteteve për paktin e Ballkanit.

Tito vizitoi Turqinë në fillim të majit dhe në deklaratën e përbashkët pas takimeve sugjerohej se po punohej për aleancën ushtarake. Me shumë gjasa Moska dyshon se takimet e pritura në Athinë mes Greqisë deh qeverisë së Titos mund të përfshijnë planifikime në lidhje me Shqipërinë, dhe me këtë rast BRSS kërkon të tregojë mbështetjen e tij për Shqipërinë.

Pakti italian

Grekët dhe jugosllavët kanë refuzuar kritikat e Italisë për krijimin e aleancës ushtarake të Ballkanit. Ministri i jashtëm jugosllav Popoviç dhe kryeministri grek Papagos i thanë zyrtarëve amerikanë dhe britanikë se nuk mund të lejojnë që Italia të pengojë realizimin e paktit ushtarak të Ballkanit. Kjo ishte përgjigja ndaj kërkesave për informacion të SHBA dhe Britanisë para vizitës së qershorit të Titos në Athinë.

Dy fuqitë perëndimore kërkuan që çdo komunikatë në lidhje me bisedimet e paktit të Ballkanit të hartohen në mënyrë të tillë për të mos ndjerë të kërcënuar opinionin publik italian, cka rrjedhimisht mund të trazojë marrëveshjen e Triestes.

Popovizz informoi ambasadorin amerikan Riddleberger se nuk ka mundësi të shpalljes së aleancës ushtarake gjatë vizitës së Titos në Athinë, pasi aty do të jenë prezentë dhe përfaqësuesit turkë.

Ambasadori britanik në Beograd beson se grekët dhe jugosllavët kanë rënë dakord që një pjesë të deklaratës të publikohet pikërisht gjatë vizitës së Titos në Greqi. Por gjithsesi është e paqartë nëse aleanca mes tre vendeve ballkanike do të nënshkruhet në qershor.

15 mars 1959

Marrëdhëniet e Jugosllavisë me bllokun

Veprimet e fundit të Beogradit tregojnë se në kontrast me qasjet e mëparshme, ai tashmë është i gatshëm të reagojë kundër bllokut sovjetik deh sulmeve anti-jugosllave. Marrëdhëniet e zakonshme armiqësore me Shqipërinë kohët e fundit janë përkeqësuar edhe më shumë me shkëmbime protestash dhe akuzash.

Kohët e fundit Beogradi ka vendosur papritur të publikojë gjyqet e shqiptarëve të akuzuar për spiunazh ndaj Jugosllavisë. Ky është një ndryshim i konsiderueshëm që prej janarit të shkuar kur Beogradi anuloi gjyqet publike të 25 jugosllavëve pro-sovjetikë, pasi i trembej pasojave në marrëdhëniet me bllokun.

Në fjalimin e Titos në Shkup më 6 mars ai quajti liderin shqiptar Enver Hoxha “luftënxitës … Goebel-i i ri i Ballkanit”, ndërsa një ditë më parë kërcënoi se do të denonconte sulmet “irredentiste” të Shqipërisë dhe Bullgarisë para Kombeve të Bashkuara.

Tito ka shprehur gjithashtu vendosmërinë e tij për t’iu kundërpërgjigjur të gjithë akuzave të bllokut në të ardhmen, duke bërë të qartë se nuk do të ketë marrëveshje me Bllokun për sa kohë që Moska lejonte veprime të tilla.

Më 14 mars Beogradi njoftoi thirrjen e ambasadorit të tij në Shqipëri dhe kalimin e tij në detyra të tjera. Edhe Shqipëria pritet të bëjë reagimet e saj të ngjashme por asnjë nga vendet nuk pritet të nisë një ndërprerje të plotë të marrëdhënieve. Edhe një ngrirje e ngjashme në lidhjet me Kinën, nuk rezultoi në prishjen e plotë të marrëdhënieve.

Veprimet e Beogradit parashikojnë një përkeqësim të mëtejshëm të lidhjeve me bllokun sovjetik, veçanërisht me Shqipërinë dhe Bullgarinë. Krisjet ideologjike të Jugosllavisë me bllokun sovjetik nuk duket se kanë perspektivë zbutjeje. Jugosllavët dolën nga kampi komunist në 1958 por ngulin ende këmbë se marksizëm-leninizmi po interpretohet korrektësisht në Jugosllavi.

Shkakun e prishjes Beogradi nuk e konsideron si ideologjik, por si rezultat i refuzimit të dominimit sovjetik prej tij, dhe thotë se edhe vende të tjera të bllokut po ndjekin shembullin e Jugosllavisë për praktikat e brendshme. Tito tha më 7 mars se debati nuk është teorik, por rezultat i “ndryshimeve të opinionit në disa çështje që janë ngritur nga praktika e zhvillimit socialist, si në bllok ashtu dhe në Jugosllavi”.

Megjithë pretendimet sovjetike të shtypjes së revizionizmit, në kongresin e 21-të të partisë, Moska duket se është e shqetësuar për influencën ndarëse të Jugosllavisë në bllok, pas simpatisë që ka marrë nga vende të Afrikës dhe Azisë. Me qëllim të diskreditojë teorinë jugosllave në bllok, sovjetikët refuzojnë arritjet e brendshme të Jugosllavisë.

Tito ka vizituar kohët e fundit vende si Indonezia, Burma, Cejloni e Sudani për të akumuluar mbështetje, por Kremlini i ka quajtur jugosllavët “agjentë imperialistë”. Kjo binte në kundërshtim me deklaratën e Hrushov në fjalimin e hapjes në Kongres, ku tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me jugosllavët në përpjekjet kundër imperialistëve, aty ku përputhen interesat e dy vendeve.

Diferencat

Që prej nisjes së konfliktit, diferencat partiake kanë dhënë rezultate dhe në marrëdhëniet shtetërore, siç ilustrohet aktualisht nga tensionet shqiptaro-jugosllave. Marrëdhëniet me Pekinin janë thuajse pezulluar që prej verës së shkuar dhe i vetmi vend me të cilin Beogradi ka lidhje është Polonia, me të cilën vazhdojnë këmbimet ekonomike, kulturore dhe shkencore.

Megjithëse kreditë ekonomike të BRSS për Jugosllavinë janë ndërprerë , Moska dhe satelitët e saj i tremben një bllokade të gjerë ekonomike ndaj Jugosllavisë, pasi herën e fundit rezultoi e paefektshme dhe mund të zgjojë simpatinë e vendeve afrikane dhe aziatike.

Të gjithë vendet komuniste përveç Kinës dhe Rumanisë, kishin bërë marrëveshje tregtare me Jugosllavinë në 1959. Nëse këto marrëveshje zbatohen pozita tregtare e Jugosllavisë me bllokun lindor nuk dëmtohet shumë, por për këtë Jugosllavia nuk ka siguri. Gjithsesi nga frika e kërcënimit për humbjen e tregjeve të bllokut lindor, jugosllavët kanë nisur kërkimin e alternativave të tjera.

Ndërkohë ndihma e Shteteve të Bashkuara për Jugosllavinë vazhdonte në nivel të lartë për vitin 1959: 22.5 milionë dollarë për impiantin e fertilizuesve në Pancevo, 5 milionë dollarë për motorët e benzinës, 14.2 milionë dollarë për shëndetësinë, arsimin e bujqësinë, 62,2 milionë dollarë për zhvillim të përgjithshëm ekonomik. Britania ka dhënë 3 milionë paund për bujqësinë dhe pajisje të tjera dhe Franca gjithashtu ka treguar interes për asistencë.

Ndërkohë Beogradi po punon zhvillimin dhe arritjen e tregjeve të tjera të materialeve bazë në Azi e Afrikë. Gjatë turneut diplomatik të Titos në Indonezi, Burma, Cejlon, Indi, Etiopi e Sudan, vendet pranuan në parim përmirësimin e lidhjeve ekonomike, dhe premtimet mund të jenë mjaft të frytshme për jugosllavët, në një kohë kompeticioni nga vendet e bllokut.

Por me gjithë tensionet me vendet e bllokut lindor, Beogradi po tregohet i vendosur të mos ndërthuret shumë me vendet e Perëndimit, duke dashur të ruajë politikën e tij të paanësisë. Pas kthimit të Titos në Jugosllavi, ai dënoi fuqimisht akuzat e bllokut se po përpiqej të krijonte një “bllok të tretë” apo të ringjallte paktin e Ballkanit me Greqinë, që sipas Hrushovit, e afronte Jugosllavinë me NATO.

Pakti i Ballkanit thuajse nuk u prek fare gjatë bisedimeve me Karamanlis. Një zëdhënës jugosllav sulmoi gjithashtu më 13 mars shtypin e Turqisë për “shtrembërime” mbi Jugosllavinë, me shumë gjasa për të theksuar faktin se Jugosllavia nuk kërkonte rihapje të Paktit të Ballkanit./Njekomb/