osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si nisi armiqësia mes dy miqve Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës?!

Si nisi armiqësia mes dy miqve Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës?!

Zbardhen detajet e karrierës së Enver Hoxhës. Historianiamerikan James S O’Donnel, ka treguar në librin e tij detaje sa i takon jetës së diktatorit shqiptar. Ai rrëfen se si nisi rivaliteti i tij me Ahmet Zogut dhe më pas përplasjet me Hrushovin, vdekjen e Mehmet Shehut dhe eliminimet në parti.

Karriera e Enver Hoxhës

Hoxha ka lindur në një familje fisnikësh në Gjirokastër dhe u rrit në një botë gjakmarrjesh kur Shqipëria ishte ende pjesë e Perandorisë osmane. Një autor thotë se Shqipëria ishte atëherë një botë islame, shovinizmi mashkullor dhe prapambetjeje kulturore e filozofike.

Kjo skenë duket se ka influencuar karakterin e Hoxhës dhje sjelljen e tij të ardhshme, prandaj mund të argumentohet se trazirat e popullit shqiptar apo dhe mbështetja e tyre për Hoxhën janë një produkt i sfondit kulturor dhe politik të vendit. Hoxha fitoi një bursë studimi për inxhinieri në Francë dhe aty u bë komunist.

Lidhjet e tij të majta i ranë në vesh dhe mbretit konservator Zog i cili rrjedhimisht ndërpreu bursën e tij në shkurt 1934. Hoxha punoi në Paris për një gazetë komuniste ku nën pseudonimin Lulo Malësori shkruante kundër mbretit Zog dhe qeverisë së tij. Një nga temat e prekura shpesh prej tij ishte varësia në rritje e mbretit Zog nga Italia, në një kohë kur Shqipëria po bëhej çdo ditë e më pak një “partner” siç quhej atëherë.

Në 1936 Hoxha u kthye në Shqipëri dhe u përfshi në lëvizjet anti-zogiste e anti-fashiste, deri në nisjen e Luftës së Dytë Botërore kur u krijua partia komuniste e Shqipërisë dhe ai u pranua si kryetar. Hoxha mbetet një figurë enigmatike jo vetëm prej natyrës sekrete të regjimit që ai drejtoi por dhe prej kontradiktave mbi karakterin. Vladimir Dedijer në librin e tij “Tito” citon Molotov t’i thotë Stalinit për Hoxhën: “Është i pashëm dhe lë një përshtypje të mirë. Është i kulturuar dhe dallohet influenca perëndimore në formimin e tij”.

Dhe vërtet si të tjerë udhëheqës të Evropës Lindore, Hoxha ishte i kulturuar e inteligjent, kishte një dëshirë të zjarrtë të provonte se kishte gjithmonë të drejtë si dhe kishte një këmbëngulje për t’i lodhur deri sa t’i mundte kundërshtarët. Këto duket se ishin cilësi të rëndësishme për të fituar dhe ruajtur pushtetin, por nga ana tjetër ato krijojnë antagonizëm dhe nervozojnë rivalët. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare shkruan për Hoxhën: “Ai vishej mirë dhe kishte sjellje elegante. Të gjithë liderët e tjerë komunistë, edhe ata francezë ishin të mërzitshëm, ndërsa por shqiptarët kjo kishte rëndësi”.

Marrëdhënia e Hoxhës me Stalinin

Jozef Stalini dhe Hoxha kishin një marrëdhënie të ngushtë e cila ia vlen të analizohet. Stalini e shpëtoi Hoxhën nga përmbysja ose me më shumë gjasa nga v.rasja prej Titos në 1948, kur Jugosllavia u përjashtua nga grupi i partive komuniste. Por nga ana tjetër Stalini i kishte dhënë miratimin Titos për të përfshirë Shqipërinë në federatën jugosllave si republika e saj e shtatë.

Stalini gjithashtu i kishte dhënë miratimin krijimit të federatës ballkanike bullgarit Dimitrov dhe Titos, ku do të aneksohej dhe Shqipëria. Por Enver Hoxha ishte ndjekësi më besnik i Stalinit. Dhe në fakt, shumë nga përshkrimet e Nikita Krushov në kongresin e 20-të partisë sovjetike ku denonconte Stalinin, mund t’i përshtaten fare mirë dhe Hoxhës. Le të shikojmë një deklaratë të Hoxhës, të marsit 1953 në “Zëri i Popullit”: “Emri i Stalinit është i lidhur ngushtë me të gjitha fitoret e popullit tonë.

Gjithçka që populli ynë gëzon sot ia detyron mësuesit të madh Stalinit, i cili na dha lirinë dhe jetën tonë të re”. Një nga ngjashmëritë më domethënëse mes Stalinit dhe Hoxhës është njoftimi i vdekjeve të tyre. Njoftimi i vdekjes së Stalinit u botua në Zërin e Popullit më 6 mars, dhe thoshte: Josif Visarionoviç Stalini vdiq më 5 mars në orën 9.50. Zemra e tij pushoi së rrahuri …”. Ndërsa në pikën kulmore të njoftimit të 11 prillit 1985 për vdekjen e Hoxhës, thuhej: “Sot më 11 prill 1985, në ora 2.15 pushoi së rrahuri zemra e shokut Enver Hoxha”, në një gjuhë thuajse identike. Nuk është për t’u çuditur fakti që Shqipëria është nga vendet e pakta në Botë ku ka pasur një statujë gjigante të Stalinit deri në vitin 1990.

Por me gjithë devotshmërinë e Hoxhës për të, Stalini ka qenë gjithmonë dyshues për Hoxhën, siç thotë Molotov, prej influencave të dukshme perëndimore të Hoxhës. Por Partia Komuniste shqiptare nuk kishte lidhje historike me Bashkimin Sovjetik dhe u çlirua nga pushtuesit gjatë Luftës së Dytë Botërore pa ndihmën e forcave sovjetike, ndryshe nga vendet e tjera të Evropës Lindore. Kështu që ajo nuk kishte “borxhe” të drejtpërdrejta morale ndaj BRSS dhe liderit të saj të madh, dhe kjo përforcohej nga fakti që nuk ishte një vend sllav që të paguante Rusinë në rolin e saj si protektore e popujve sllavë. Së dyti, megjithëse vinte nga vendi më i prapambetur në Evropë, Hoxha ishte një nga liderët lindorë më të lexuar.

Përveçse fliste rrjedhshëm frëngjishten, ai kishte njohuri të italishtes, serbo-kroatishtes, anglishtes dhe rusishtes. Ai gjithashtu lexonte shtypin perëndimor dhe i referohej shpesh artikujve të Le Monde dhe International Herald Tribune. Ka prova se Hoxha ka lexuar kujtimet e shumë krerëve të shteteve, si ata të njohur si Çurçill apo dhe Harry Hopkins (ndihmës i presidentit Ruzvelt). Hoxha tregon në shkrimet e tij se autorët e preferuar janë Moliere, Shekspir, Byron (i cili ka shkruar shumë për Shqipërinë) dhe Gët’he.

Në një fjalim të rëndësishëm gjatë periudhës së revolucionit kulturor Hoxha promovon rolin e grave duke cituar nga autorë kristianë si Shën John Chrysostom, Shën Thomas Aqiunas, Niçe e Frojd.Pjetër Prifti, studiues i çështjeve shqiptare ka thënë për udhëheqësin shqiptar: “Hoxha dukej i informuar për letërsinë, filozofinë dhe arsimin … prandaj ai mund të konsiderohet si mbajtës i shpatës së diktaturës së proletariatit në njërën dorë, dhe i llambës së mësimit perëndimor në dorën tjetër”. Kështu që interesat e letërsisë së Hoxhës nuk ishin ato që priteshin zakonisht nga një stalinist, ish-mysliman i Ballkanit.

Dyshimet e Stalinit

Logjika tregon se Stalini do të dyshonte më shumë ndaj që lideri që tregon pavarësi mendimi sesa ndaj udhëheqësve servilë që ishin zakonisht në krye të vendeve lindore pas luftës. Kjo sepse shumica e këtyre udhëheqësve kishin arritur në postin e tyre jo prej aftësive personale por prej besnikërisë ndaj Stalinit. Ndërsa Hoxha ishte një udhëheqës dinak që kishte aftësinë t’i përdorte ngjarjet mbi të cilat nuk kishte asnjë kontroll, në favorin e tij. Kjo u duk në tensionet mes Stalinit e Titos në 1948, të cilat e shpëtuan Shqipërinë nga thithja në federatën e Jugosllavisë. Gjithashtu tensionet mes Hrushovit dhe Mao Ce Dun në 1961, bënë të mundur që Shqipëria të ndryshonte nga kaosi ideologjik në Bashkimin Sovjetik (i cili me termin ‘bashkë-ekzistenca paqësore’ po lidhte marrëdhëniet me SHBA) për t’u kthyer nga regjimi radikal i tipit stalinist i Kinës.

Në të gjitha këto raste sikur këto vende të mos kishin pasur çështje më serioze për të zgjidhur, Shqipëria nuk do të kishte përfituar pozitën e vetë-përcaktimit dhe ndoshta do të rikthehej te tendenca historike e vasalitetit nga fuqitë e huaja ose fqinje. Por Hoxha ishte shumë i vendosur në idetë e tij. Ai e dinte se çfarë kërkonte të arrinte dhe përdorte në mënyrë të pamëshirshme të gjitha metodat që zotëronte për ta arritur, si në rastet e spastrimeve të radhëve të partisë me të cilat i likuidonte të gjitha rreziqet ndaj pushtetit të tij personal.

Spastrimi i Koçi Xoxe i lejoi Hoxhës të eliminonte influencën jugosllave në Partinë e Punës, siç ndodhi më vonë me spastrimin e Liri Belishovës dhe Koço Tashkos për eliminimin e influencës sovjetike. Komunistë të jerm të lartë si Beqir Balluku e Mehmet Shehu u eliminuan më vonë.

Anët e errëta të Hoxhës

Brutaliteti i Hoxhës shihet në dëshirën e tij për të parë “tradhtarin” Panajot Plaku të varur në një shtyllë në mes të Tiranës. Në librin e tij “Titistët” Hoxha thotë për Mehmet Shehun se “u fut në dhe si qen”. Përdorimi i fushatave të spastrimit nga Hoxha ishte një mjet efektiv në mbajtjen nën kontroll të opozicionit dhe ruajtjes së pushtetit. Por shpeshherë nuk ekzistonte asnjë opozicion dhe kërcënim i pushtetit, e megjithatë spastrimet vazhdonin si një mjet për ndryshuar marshin e qeverisjes apo si një justifikim i dështimeve të caktuara në situata të caktuara. Një rezultat i politikës mizore e të paepur të Hoxhës ishte se në kohën e vdekjes së tij në 1985, ai ishte një nga udhëheqësit që kishin qeverisur më gjatë në botë.

Kjo, sipas disa studiuesve u arrit me anë të elementeve destabilizuese si intrigat tribale ballkanase, subversioni anglo-amerikan dhe komplotet e Kremlinit. Rrugëtimi i Hoxhës në pushtet u shënua gjatë gjithë kohës nga dyshimi i thellë ndaj kujtdo me të cilët ai kishte kontakte. Hoxha flet gjatë në kujtimet e tij për dyshimet ndaj kolegëve në Partinë e Punës dhe mënyrat e “demaskimit” të tradhtarëve dhe spiunëve. Një aspekt kurioz i natyrës dyshuese të Hoxhës shihet në kohën kur Çen Boda u demaskua në Kinë nga Mao Cedung si agjent i huaj. Hoxha kritikoi partinë e Kinës për rregullat e saj të buta të cilat kishin lejuar që Boda të qëndronte për kaq kohë në pushtet. Por nuk arriti të dallonte ironinë kur deklaroi se “të gjithë ministrat e brendshëm të Shqipërisë deri në vitin 1981 kishin qenë agjentë të huaj”.

Vdekja e Mehmet Shehut

Një tjetër shembull i natyrës dyshuese të tij është “vetëv.rasja” e Mehmet Shehut në dhjetor 1981, i cili asokohe besohej se ishte kandidati kryesor për të pasuar Hoxhën në pushtet. Në plenumin e partisë së 24 shtatorit 1982 Hoxha dha një fjalim interesant që vulosën maninë e tij të paranojës dhe dyshimit. Në fjalimin me titull “Përmbledhje e aktivitetit sekret të armikut Mehmet Shehu” i thotë aktiviteti i Mehmet Shehut si spiun ka nisur që në shkollën fillore Harry Fulz në Tiranë, dhe më pas gjatë luftës civilë në Spanjë, ku Shehu ishte vullnetar.

“Shehu ka shkuar në një kamp refugjatësh në Francë ku qëndroi për tre vjet. Shumë nga shokët e tij atëherë u arratisën nga kampi ndërsa ai qëndroi dhe u kthye në një agjent të shërbimeve britanike”, shkruan Hoxha. Më tej ai vazhdon me fatazinë e tij: Gjatë luftës nacional-çlirimtare Shehu dhe gruaja e tij Fiqiret Sanxhaktari ubënë agjentë të jugosllavëve, të rekrutuar nga Dushan Mugosha, madje iu dhanë dhe pseudonimet MISH (Mehmet Ismail Shehu) dhe FISARI (Fiqiret Sanxhaktari)”. Një nga detyrat e Mehmet Shehut në parti ishte udhëheqja e delegacionit në Kombet e Bashkuara, dhe në një nga rastet ai udhëtoi për në Njy Jork me tragetin luksoz “Queen Elisabeth”, ku gjithashtu gjendeshin dhe udhëheqës të tjerë si Tito, Harry Fulz dhe Randolf Çurchill.

Në një fjali të Hoxhës mbi rastin tregohen mikrokozmosi i tij i të menduarit: Siç rezulton, gjatë udhëtimit të tij një-javor për në SHBA, Mehmet Shehu, duke qenë agjent i tyre, me siguri që ka kryer takime sekrete Titon, Fulz dhe Çurchill, duke i informuar mbi situatën në partinë tonë, për kontradiktat e thellë me Bashkimin Sovjetik dhe qëndrimin që partia jonë do të mbante në Moskë”. Këtu Hoxha bën fakt të kryer takimet sekrete të Shehut, pa pasur asnjë provë, në një provë të pastër paranoje, dyshimi e hakmarrjeje, duke bërë fajtor dikë si spiun dhe kokë turku. 28 faqet e fjalimit anti-Sheu të Hoxhës janë të mbushura me shembull që respektojnë arsyetimin e tij logjik, ndërsa në një prej akuzave të fundit është dhe ajo e komplotit për të vrarë Enver Hoxhën me qëllim kthimin e vendit drejt Perëndimit. Frika e tentativës së v.rasjes mund të ketë më shumë kuptim për Hoxhën pasi kishte krijuar shumë armiq gjatë viteve në pushtet.

Por kjo frikë është më domethënëse në kontekstin e rrethimit imperialisto-revizionist të vendit dhe rrethimit psikologjik të partisë së punës për popullin shqiptar, që do të diskutohet më tej gjatë këtij studimi. Hoxha ka treguar gjithashtu historinë e përfshirjes së Shehut në konspiracionin e v.rasjes: “Në vitin 1972 Mehmet Shehu shkoi në Paris për një operacion, i shoqëruar nga i njëjti grup me të cilin kishte qenë në OKB (të cilët u spastruan të gjithë nga Hoxha), plus guraje tij Fiqiretin. Atje ai ka pasur kontakt me një zyrtar të lartë të CIAs, i cili i tha: ‘Çfarë je duke bërë, ende nuk po vepron?’

Pra CIA i rekomandonte se ai duhet të vepronte por pa e kompromentuar veten. Ata i kishin propozuar tre variante për eliminimin e Hoxhës: 1) me aksident me motor, 2) me anë të qitjes nga larg, 3) ose me helmim me veprim të vonuar. Mehmet Shehu ka marrë të njëjtat instruksione dhe nga UDB-ja jugosllave, e cila ishte në koordinim të plotë me CIAn, prandaj Mehmet Shehu punonte për planet konkrete të amerikanëve dhe kthimin e situatës në Shqipëri në favor të Perëndimit”. Enver Hoxha refuzonte të merrte mbi vete asnjë lloj përgjegjësie për faktin se kishte lejuar që situata të bëhej kaq “serioze”, që sipas rrëfimit të tij, kishte vazhduar për disa dekada.

Kjo konfirmohet në një tjetër nga shkrimet e tij: “Komploti i rrezikshëm i Mehmet Shehut, ashtu si grupe e komplote të mëparshme konspiracioni, u zbulua nga forcat dhe vigjilenca e partisë me në krye shokun Enver, dhe jo nga organet shtetërore të sigurisë të cilat drejtoheshin nga agjentë jugosllavë të UDB si Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu apo Feçor Shehu, të cilët për dekada me radhë kanë mbajtur të fshehta informacionet për aktivitetet sekrete dhe kanë mbuluar krimet kundër vendit dhe popullit. Zbulimi dhe asgjësimi i këtij komploti ishte një goditje e rëndë që shkatërroi planet diabolike të imperialistëve e revizionistëve kundër Shqipërisë socialiste”.

Fiksimi ndaj armiqve

Padyshim që Enver Hoxha ishte i fiksuar me ekzistencën e armiqve, tradhtarëve dhe spiunëve që kishin depërtuar në çdo instancë të jetës dhe shtetit shqiptar. Një nga armiqtë e tij jugosallvë e përshkruan kështu fiksimin e Hoxhës me agjentët e huaj: “Armiqtë e huaj janë një fiksim i Hoxhës nga të cilët ai dhe regjimi i tij nuk kanë arritur të çlirohen kurrë. E gjitha bota bën konspiracion kundër Shqipërisë së vogël; kapitalistët, imperialistët, revizionistët, që nga fqinjët jugosllavë deri te klika e Pekinit, sovjetikët, italianët, euro-komunistët, spanjollët etj.

Dhe në fakt është e vështirë që Hoxha të citojë ndonjë vend të botës i vend ‘mik’. Në rreth 40 librat e tij, artikujt dhe fjalimet, kudo tema kryesore janë armiqtë e Shqipërisë, dhe sindroma e rrethimit është tema kryesore edhe sot në Shqipëri. Ajo është thelluar aq shumë dhe nuk ka perspektivë ndryshimi për sa kohë që Hoxha të jetë në pushtet.

Disa vjet më parë ajo u përforcua me anë të fushatës së bunkerizimit të vendit, ku bunkerë të vegjël betoni në formë ufoje u bënë pjesë e panoramës së Shqipërisë, sidomos asaj bregdetare. Gazetarë të huaj kanë raportuar se dhe njësitë e banimit në Shqipëri po ndërtohen tashmë me bunkerë dhe vendstrehime. “I gjithë vendi besohet se është i rrethuar, por prej kujt?

Asnjë shqiptar nuk mund t’i japë përgjigje specifike kësaj pyetjeje. Që prej lindjes së tij regjimi shqiptar ka injektuar në mendjet e njerëzve idenë e kërcënimit të huaj dhe përgatitjen për jetën me ‘në njërën dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën’. Për 35 vjet mediat e kanë bombarduar popullatën me mesazhe për vigjilencën dhe gatishmërinë për mbrojtjen e vendit. Shtypi i shkruar, radio -televizioni e makineria e propagandës mbajnë lart paradën e armiqve të ndryshueshëm që përpiqen të shqyejnë Shqipërinë. Bllokada shqiptare është e dukshme kudo në vend.

Sapo hyn në Shkodër udhëtarët përshëndeten nga parruga si ‘Le të plotësojnë detyrimet tona dhe të thyejmë bllokadën!’, ndërsa në Tiranë gjejnë sloganin e ngjashëm: ‘Do të thyejmë bllokadën dhe rrethimin imperialist revizionist’. Por cilët janë këta që pas Luftës së Dytë Botërore i kanë bërë bllokadë Shqipërisë, ose aq më tepër, e kanë rrethuar?

Enver Hoxha një ditë deklaroi se vendi është i rrethuar dhe me këtë kjo punë mbaroi. Shpikja e armiqve dhe lufta kundër tyre thuhet se është themeli i regjimit të Hoxhës. Prej 40 vjetësh tashmë ai ka ndryshuar dhe ka abuzuar armiq të ndryshëm jashtë vendit, dhe ka likuiduar cilindo brenda vendit që ka ndjerë se mund të mos jetë dakord me të”.