Teksa opinioni publik u trondit dje nga një krim i rëndë, ku u raportua si fillim se vajza 19-vjeçare kishte vrarë babain e saj dhe e kishte groposur në kasollen e shtëpisë, ngjarja mori përmasa edhe më të rënda.
Policia zbuloi se ishte pikërisht djali i madh i familjes, Hysen Meta ai që zbrazi armën ndaj babait dhe jo e motra, Hygerta. Gazetarja Klodjana haxhiaj ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e të riut.
25-vjeçari pas marrjes në pyetje në polici, ka rrëfyer dhe pranuar krimin.
“Po unë e qëllova. Debatuam keq. Ishin edhe anëtarët e tjerë të familjes në shtëpi. Ishte data 10 shkurt. Në mesditë ka ndodhur ngjarja. Nuk ishte hera e parë që debatonim. Aty u mbush kupa. Kur ikte ai në pune i thoshim njeri-tjetrit ‘na nxiu jetën, me këtë njeri nuk jetohet’.
Mesditën e 10 shkurtit, gjatë debatit mora pistoletën dhe e qëllova disa herë. Nuk me kujtohet sa here e shkrepa armën. Ishim në dhome, atë e mbuloi gjaku. Bashkë me motrën dhe vëllain e morëm trupin, e mbështollëm me plastmas mos të rridhte gjak. Me pas hapëm gropën brenda kasolles me qëllim mos të na shikonte njeri. Gjatë mbrëmjes zhvendosëm trupin nga shtëpia deri të kasollja.
E mbuluam aty. Më pas planifikuam se çfarë do të thoshim në polici. Pasi zhdukëm trupin, duhet të zhduknim makinën. E morëm makinën dy ditë më pas dhe çuam diku afër Sektorit Rinia. Pastaj erdhëm ne polici. Më pas dihet, ndodhi ajo që e dini edhe ju. E zbuluat.
Donte ta merrte përsipër motra pasi në një farë mënyrë ishte shkaku i sherrit. Por e vërteta është kjë që them unë. Marr përsipër autorësinë, nuk jam penduar. Më vjen keq vetëm për motrën dhe vëllain se nuk kanë faj fare”, – ka qene kjo një pjese e dëshmisë së 25-vjeçarit.