Një histori nga telenovelat e Meksikës ka ardhur në vendin tonë, nuk po xhirohet, por po jetohet. Cynthia Vargas, është një vajzë nga Meksika që është dashuruar me një djalë shqiptar.
Ajo ishte e ftuar sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ku tregoi sesi është njohur me dashurinë e jetës.
“Kam ardhur nga dashuria, nga një histori dashurie. Ne jemi njohur në Norvegji si studentë, unë kam studiuar Punë Sociale dhe ai jetonte atje, unë shkova për shkëmbim studentor dhe u njohëm.
Më pas kemi kaluar disa kohë larg, erdhëm këtu për pushime përpara pandemisë dhe më pas nisi pandemia e tani rrimë këtu. Po, është shqiptar, nga Lushnja. Në Shqipëri më duket jetë shumë e qetë, shumë e bukur, na pëlqen shumë”, u shpreh meksikania.