Një ngjarje e rëndë tronditi sot kryeqytetin, ku pas një konflikti mbetën të vrarë dy vëllezër.
Vehap Cami, 63 vjeç kishte shkuar për të pirë kafenë e mëngjesit në banesën e e të vëllait, Lulëzim Camit.
Pas një konflikti për pronat e tyre në zonën e Bulqizës, Vehapi ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllanë e tij, e më pas ka qëlluar drejt vetes, duke mbetur të dy të vrarë
Vrasja dyshohet për motive pronësie, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po merr në pyetje familjarët si dhe forca të shumta policie.
“I dëgjova duke bërtitur”, flasin banorët e zonës: Si e mësuam vrasjen e dy vëllezërve
Ishte ora 07:40 kur banorët e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut në Tiranë dëgjuan të bërtitura nga shtëpia e Lulëzim Camit 69 vjeç.
Kështu e përshkruajnë banorë të zonës krimin e rëndë brenda familjes që tronditi kryeqytetin mëngjesin e kësaj të enjte, ku vëllai vrau vëllain e më pas veten.
Keep Watching
Banore e zonës: I dëgjova unë duke bërtitur, se bërtisnin gratë kur i gjetën.
Gazetari: Si i njihnit? Ishin të rregullt?
Banore e zonës: Të rregullt. I vëllai nuk rri këtu, nuk e di ku rri. Erdhi në mëngjes edhe…
Sipas Policisë së Tiranës, rezulton se Vehap Cami 63 vjeç qëlloi me pistoletë vëllain Lulëzim Cami 69 vjeç. Më pas u vetëvra.
Krimi ndodhi në banesën e Lulëzim Camit rreth orës 07:40.