Ish-zyrtari i lartë i FBI Charles McGonigal, i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në vitin 2017 të pezullonte kërkesën e kompanisë “Jurimex”, pronë e oligarkut rus Robert Noëikovsky , i lidhur ngushtë me Putinin, e cila donte të merrte me koncesion disa fusha naftëmbajtëse në jug të vendit.
Kompania përfaqësohej në Tiranë nga Arian Tartari, ish- burri i deputetes demorkate Albana Vokshi.
Kompania “Jurimex” kishte aplikuar për këto fusha qysh në vitin 2016, por procedura kishte ngelur në Minstrinë e Energjitikës dhe Infrasturkturës, e cila po hezitonte të merrte vendim.
Zyrtari i lart i FBI i ka Charle McGonigal i ka kërkuar kryemintrit Edi Rama në vjeshtën e vitit 2017, të bëjë kujdes me kompanitë guaska me pronarë rusë, të cilat duan të operojnë në Shqipëri, duke i përmendur me emër rastin konkret.
Pas kësaj qeveria shqiptare ndërpreu procedurën dhe nuk e linceoi kompaninë në fjalë.
Pas kësaj, përfaqësuesi i kompanisë ruse në Shqipëri, Arian Tartari, ish- burri i deputetes Albana Vokshi, me të cilën ka dy fëmijë, ka reaguar ashpër kundër qeverisë dhe e ka paditur atë në arbirtrazh për shkelje të barazisë në dhënien e lincecës.
Robert Nowikovsky, oligarku rus i afërt me Putnin që qëndronte pas kësaj kompanie, figuronte ndërkohë në dokumentet e Senatit amerikan, si dhe Komisionit Energjitik të BE si njeri i afërt i Krmelnit.
Portali Hashtag.al botoi në atë kohë dhe një skemë që dëshmonte lidhjet e tij me Kremlinin.
Në SHBA Grupi Centrex dhe Robert Nowikovsky janë cilësuar në një seance dëgjimore të Senatit amerikan(2008), drejtuar nga Joe Biden, si grupi kryesor i lëvizjes së kapitaleve të GAZPROM-it në Evropë.
Në një komunikatë të Komisonit Energjitik të BE-së(2011), përmendet në mënyrë nominale zoti Robert Nowikovsky dhe grupi Centrex, si një nyje përfaqësimi direkt i GAZPROM-it në politikat e energjisë dhe ndërtimin të naftësjellësit Nabucco.
Nowikovsky dhe rrjeti i kompanive të tij cilësohet në këtë dokument si kërcënim për indipendencën e energjisë të Bashkimit Europian.