osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si ndikoi Berisha në humbjen e Besnik Mustafait përballë Edi Ramës

Si ndikoi Berisha në humbjen e Besnik Mustafait përballë Edi Ramës

Kreshnik Spahiu analizoi gjatë situatën politike në vend, në një kohë kur na ndajnë vetëm tre javë nga zgjedhjet e 14 majit. Sipas Spahiut, opozita ka hyrë në zgjedhje me kandidatura humbëse dhe lufta e vërtetë e saj është të marrë vendin e dytë ose vendin e tretë, pasi vendin e parë do ta fitojë sërish Partia Socialiste.

Koalicioni “Bashkë fitojmë”, thotë Spahiu, caktoi Belind Këlliçin kandidat për Tiranën sepse po përgatiten për alibinë e humbjes. Nëse do të hynin për fitore, atëherë do të ishin kandidatë Ilir Meta ose Monika Kryemadhi.

Ai tregoi dhe rastin kur Sali Berisha, sipas tij, ndikoi në humbjen e Besnik Mustafait përballë Edi Ramës.

“Ndjej keqardhje që fatkeqësisht sërish zgjedhjet lokale janë të politizuara, që do të thotë edhe pas 32 vitesh vota edhe e kryeqytetasve do të shkojë për logot dhe për partitë, nuk do të shkojë për kandidatët. Kjo është një sjellje e pacivilizuar dhe një lloj prapambetje dhe një mungesë e një kulture demokratike që ne kemi për zgjedhjet. Zgjedhjet lokale duhet të demonstronin programet, platformat, vizionet dhe kryesisht ato kryetarët e bashkive. Mendoj që këto zgjedhje përsëri nuk sollën personalitete, por prapë produkte të politikës.

Fatkeqësisht tre grupimet e mëdha politike mbetën sërish në kuadrin e armatës së ushtarëve dhe militantëve në kandidime. Përsëri treguan që nuk janë parti të hapura për të sjellë personalitete të paktën për zgjedhjet lokale. Fatkeqësisht nga këto zgjedhje lokale ne do dalim sërish me xhaketa të vjetra sepse do jenë prapë produkt i një bote që do shkojë te logot e vjetra të partisë. Mendoj që opozita ka hyrë me kandidatura humbëse. Lufta e opozitës është për vendin e dytë dhe të tretë.

Unë jam një ndjekës shumë i rregullt i zgjedhjeve lokale. Kam drejtuar fushatën elektorale të Besnik Mustafait, 24 vite para. Dhe fatkeqësisht jemi 24 vite më keq se në atë perudhë. Ajo ka qenë përballja e fundit mes Mustafait dhe Edi Ramës. Dhe mendoj humbja që erdhi vetëm si pasojë e një politike të gabuar të Berishës, sepse bëri primare, ai bëri primaret e para. Besnik Mustafai humbi me 1.5 % por kjo humbje erdhi nga përçarja e opozitës. Sepse Berisha zhvilloi Primaren mes Besnik Mustafait, Bamir Topit, Spartak Ngjelës dhe Buron Kacelit. Të katër kandidaturat nuk nxorën dot fitues dhe dolën në balotazh Bamir Topi dhe Besnik Mustafai dhe pati një hatërmbetje dhe përplasje. Dhe të gjithë tiranasit e vjetër që mbështesnin Bamirin, Ngjelën dhe Buron Kacelin nuk e pranuan një kandidaturë të ardhur nga Tropoja dhe kishin të drejtë në atë periudhë.

Të gjithë shkuan për Dashamir Shehin që kandidonte në mënyrë të pavarur dhe mori afro 4-5%. Kjo përqindje mjaftoi për ta çuar drejtë humbjes opozitën dhe për të sjellë një njeri që vinte nga asgjëja në atë kohë në politikë, që ishte Edi Rama. Kjo çarje e opozitës, e këtyre personaliteteve sepse të katër ishin personalitete të larta në Tiranë.

Në zgjedhjet lokale PD- ja ka hyrë për të humbur. Në 20 e disa vite, kandidaturat që janë për të fituar Tiranën, janë në paradhoma për të qenë kryeministra. Edi Rama hyri në paradhomën si kryetar bashkie dhe doli kryeministër. Lulzim Basha ishte kryetar bashkie në Tiranë dhe 10 vite kandidoi për kryeministër. Erion Veliaj është kryetar bashkie dhe teorikisht shikohet si kandidat potencial për kryeministër në momentin që Rama të bjerë ose largohet.

Pyetja është e thjeshtë: “A është Belind Këlliçi kryeministri i ardhshëm?” Jo. Të gjithë kandidaturat e mëparshme të PD-së kanë qenë më të forta se Këlliçi. Personalitete me profil më të lartë politik. Besnik Mustafai, Sokol Olldashi, Spartak Ngjela, Halim Kosova, Lulzim Basha, kanë qenë pesë herë më lartë se Belind Këlliçi. Kanë vendosur Belindin, sepse po përgatiten për alibinë e humbjes. Nëse do hynin për fitore do hynin Ilir Meta, Monika Kryemadhi. Unë mendoj që Alimehmeti është një figurë 10 herë më e lartë se Belind Këlliçi edhe si profil politik, profesionist, por dhe si potencial për të tërhequr votat gri.

Por Berisha nuk pranoi të forconte Alimehmetin, prandaj i duhej figura më e ulët në parti. Nuk ka potencial as për të fituar Tiranën dhe as për të qenë kandidat për kryeministër dhe është një kandidaturë që Berisha është i bindur. Sepse kur e dimë ne, Berisha është më i qartë sesa vota ka në Tiranë. Prandaj kjo është gara më e ftohtë, më pa interes, më ‘anemike’ e 33 viteve të fundit të zgjedhjeve të pushtetit lokal”, u shpreh Kreshnik Spahiu në DritareTV.