osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si mund të arrestohej në qytetar pa prova?! Blofi i Krimeve të Rënda! Saimir Tahiri gjunjëzon Prokurorinë

Si mund të arrestohej në qytetar pa prova?! Blofi i Krimeve të Rënda! Saimir Tahiri gjunjëzon Prokurorinë

Në Tetor të vitit 2017 me shumë bujë nga Prokuroria për Krime të Rënda nisën hetimet për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Mbarë opinioni publik ndoqi seancat e Këshillit të mandateve, kur prokurorët kërkuan arrestimin e Tahirit, pa pasur prova konkrete.

Porkurorët Besim Hajdarmataj në atë kohë, kreu i Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj dhe Gentjan Osmani dolën të humbur nga zyrat e Kuvendit.

Por, ku ka kaluar një vit, ende Prokuroria vijon me refrenin hetimet vazhdojnë, pa asgjë konkretë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur disa herë afatet e hetimet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.

Çdo herë që raportohet për shtyje të afatit të hetimeve, justifikimi është i njëjtë, “po presim prova të reja”.

Ndoshta presin t’iu bien prova nga qielli, duke harruar zhurmën që bënë një vit më parë, kur kërkonin arrestimin e Tahirit.

Pyetja shtrohet si do ta arrestonin, kur nuk kishin prova? Që nuk kanë prova e tregon fakti i shtyrjeve të afatit të hetimeve çdo tre muaj.

Më saktësisht që nga muaji Mars i viti 2017, çdo tre muaj Krimet e Rënda, këtë gjë kanë bërë, kërkesë për shtyrjen e afatit të hetimeve.

LEXO EDHE: Balili në burg/ I vëllai fiton tenderin që të ruajë Prokurorinë
Fillimisht Prokuroria dërgoi tre leterporosi drejt Italise dy në Qershor dhe një në Korrik. Madje prokurorrët zbarkuan në Katania për të mbledhur prova për Tahirin, por u kthyen duarbosh.

Shtyrja më e fundit e afatit të hetimeve është regjistruar me 17 janar 2019.

Prokurorët kanë kërkuar më shumë kohë për hetimin e Tahirit pasi janë në pritje të një përgjigjeje për një letër porosi të dërguar në Itali, si dhe duhet të kryhen disa veprime hetimore për përgjigjen e ardhur nga autoritetet e Malit të Zi, pas një letërporosie të dërguar në këtë vend.

Shtyrja e afatit të hetimit deri në 17 janar 2019 u bë me vendim të prokurorëve të çështjes Gentian Osmani, Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arens Çela, pas përfundimit të afatit të vendosur më herët nga Gjykata e Krimeve të Rënda për këtë hetim.

Tahiri po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e trafikut të drogës në bashkëpunim me grupe kriminale, hetim i nisur pas përgjimeve të dosjes “Habilaj”, shtetasve sqiptareve të arrestuar me droge nga autoritetet italiane./CNA.al