Një grua 46-vjeçare ka rrëfyer për psikologen e “The Sun”, një situatë të komplikuar në të cilën ndodhet. Ajo rrëfen se ka filluar një marrëdhënie seksuale me ish-të dashurin e vajzës së saj dhe kjo në fakt nuk është aq e thjeshtë sa duket. Ja çfarë i shkruan ajo psikologes.
“Ai ishte i dashuri i vajzës time, por jo më. Unë jam 46-vjeç, dhe e divorcuar. Kam një punë të mirë dhe një shtëpi të këndshme. Jeta ime sociale është e mbushur plot me miq të mirë të moshës time. E vetmja gjë që më mungon është dashuria. Jo sepse nuk kam vëmendjen e meshkujve, pasi unë kujdesem për veten.
Problemi qëndron te fakti që mua nuk më tërheqin meshkujt e moshës time. I dua shumë më të rinj se vetja. Kam pasur marrëdhënie me meshkuj të rinj në moshë, por ata e humbasin interesin sapo marrin atë që duan prej meje. Në fund ata thonë gjithmonë se gjërat nuk do funksionojnë për shkak të diferencës në moshë. Të gjithë përveç njërit.
Asokohe vajza ime jetonte me mua. Ajo është 22 vjeç, dhe u rikthye në shtëpi pasi përfundoi universitetin. I dashuri i saj ishte 23-vjeç dhe përshtateshin shumë mirë, ndaj isha shumë e lumtur për të.
Një ditë u ktheva herët në shtëpi dhe gjeta atë në dhomën time të gjumit duke u vetëkënaqur me të brendshmet e mia të përdorura. Duhet ta kisha përzënë, por në fakt unë fillova ta joshja dhe po i tregoja atij se çfarë bënte një grua e moshës time.
Ai u bë aq i fiksuar pas meje, sa nuk po largohej. Ne filluam të bënim seks në fshehtësi sa më shumë të mundeshim. E dija që po luanim me zjarrin, deri sa një ditë vajza ime e zbuloi të gjithën. Ajo u mërzit aq shumë, shpërtheu në të qarë dhe të nesërmen shkoi të jetonte me shoqen e saj. Nga ana tjetër ish i dashuri i saj jeton me mua dhe ka rënë çmendurisht në dashuri. Seksi është i mrekullueshëm por ai është kaq i vogël dhe shumë i papjekur.
Vajza ime betohet që nuk do më flasë më kurrë dhe nuk i vë faj. Kjo situatë më ka bërë të ndihem çdo ditë në faj. “ – e përfundon ajo rrëfimin.