osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si mashtron Berisha me rrugën “Edi Rama”, por ndërkohë në Kamëz ekziston rruga “Berisha”

Si mashtron Berisha me rrugën “Edi Rama”, por ndërkohë në Kamëz ekziston rruga “Berisha”

Ka të paktën 3 vjet që Sali Berisha sajon e risjell si sajesë përmes faqes së tij në FB dhe portaleve të PD ekzistencën e një rruge me emrin “Edi Rama” në periferi të Tiranës. Ajo që vihet re është se kjo ndodh sa herë që PD gjendet në vështirësi e në dëshpërim politik.

Por historia e shpifjes së Berishës daton që prej vitit 2015, kur ish kryetari i PD e sajoi për herë të parë.

Në gusht të 2015, Bashkia e Tiranës reagoi zyrtarisht për sajesën e Berishës, e cila theksonte: “Duke u nisur nga një informacion që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale dhe i botuar në disa faqe online, Bashkia e Tiranës kërkon të sqarojë opinionin publik se në territorin e saj nuk ekziston asnjë rrugë, e cila të mbajë emrin “Edi Rama”.

Bashkia e Tiranës bën me dije se në asnjë mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës apo të këshillave të ish komunave, të cilat tashmë janë pjesë e bashkisë së Tiranës, nuk ka shqyrtuar e as ka patur në plan ndonjëherë për të shqyrtuar një vendim të tillë”.

Me sa duket, ky reagim zyrtar i Bashkisë së Tiranës që në gusht 2015 nuk e ka ndalur Berishën të sajojë sërish të njëjtën shpifje në vitin 2016, 2017 dhe së fundmi, një ditë më parë.

Është lehtësisht e kuptueshme se ky rast është sajuar me një ndërhyrje në hartën e Google, e cila bëhet lehtësisht duke vendosur emra apo togfjalësha si sugjerime. Pra, zyrtarisht në Google rruga me emrin “Edi Rama” nuk ekziston.

Sipas ligjit, emrat e rrugëve të qytetit vendosen ose ndryshojnë vetëm me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Duke qenë se një vendim i tillë nuk ekziston, atëherë rrjedhimisht as rruga me këtë emër nuk ekziston.

Ama, i vetmi politikan që ka një emërtim rruge që ekziston me të vërtetë dhe zyrtarisht është vetë Sali Berisha. Prej disa kohësh, në Kamëz ekziston një rrugë e cila mban emrin e Berishës, e vendosur nga Xhelal Mziu dhe Këshilli Bashkiak i Kamzës. Për çdo rast, hidhini një sy tabelës zyrtare, ku rruga “Sali Berisha”.