Arkiva Shqip ka publikuar një foto të në dokumenti që tregon se si ushtrohej prostitucioni në kohën e Ahmet Zogut. Sipas dokumentit, fillesat e prostituconit në vend datojnë që në vitin 1910 në një hotel në Shkodër ndërsa pak vite më pas, në 1919 u hap dhe Shtëpia e Parë Publike në Vlorë. Pas kësaj, shtëpitë e tjera publike u hapën në pothuajse të gjithë vendin.
“Përdalorësh” ose “Kuplara” ishte termi që përdorej për shtëpitë publike në periudhën e viteve 1920-1945 dhe vetëm në Tiranë kishte 20 “Përdalore të Licensuara”. Ndër qytetet e para me prostitucion të zhvilluar ishte Korça. Këshilli administrativ i prefekturës i kushtoi këtij fenomeni një analizë të posaçme, qysh në maj të vitit 1921.
U hartua gjithashtu dhe një rregullore legale legalizimi. Kuestura Mbretërore e Korçës njoftonte në janar 1943, se në qytet kishte 5 shtëpi publike, tri italiane (Liberativ, Castiello, Orsini) dhe dy shqiptare (Meriga e Mariano). Në 1942, prefektura e Gjirokastrës kishte 6 shtëpi publike, siç dhe në Dlevinë, Tepelenë, Përmet dhe Jergucat