kona Adriano Celentano është një këngëtar rock-u, një argëtues, aktor dhe muzikant. Sapo i përmendet emri, shumë njerëz lidhin historinë e tyre me të.
Por suksesin më të madh Adriano Celentano e arriti në Gjermani me filmin “Jepu majmunëve sheqer”, një histori dashurie mes një shoferi autobusi dhe një princeshe, të luajtuar nga Ornella Muti.
Por Muti iu dorëzua sharmit të tij jo vetëm në film.
Afera e dashurisë me Ornella Muti-n u bë shkas për grindjen me bashkëshorten e tij Claudia Mori, e cila përkohësisht u nda prej tij. Që prej 53 vjetësh
Adriano Celentano është i martuar me këngëtaren Claudia Mori.
Celentano, sikurse thuhet për të, është një aktor i paarritshëm. Ai ka në llogari të tij jo vetëm 50 albume dhe 150 milionë disqe të shitura, por ka luajtur gjithashtu në gati 40 filma dhe në vitin 1987 nisi edhe karrierën si moderator në televizion.
Italianët e donin Celentanon sepse ishte kokë më vete. Ai u është kundërvënë me kritika jo vetëm bankave e energjisë atomike, por edhe politikës e korrupsionit.