Në emrin e mediave dhe gazetarëve, në Tiranë veprojnë dhe përlajnë fonde turlifarë këshillash dhe organizatash, pas të cilëve fshihen psedogazetarë me vila pranë oligarkëve, ish deputetë, ish zyrtarë të korruptuar, rrogtarë pranë institucioneve publike, mallistë, kopukë, spiunë të ish Sigurimit të Shtetit e etj.
Shumicën prej tyre i bashkojnë dy komponentë. Së pari, nuk kanë asnjë lidhje me gazetarinë. Së dyti, kanë lidhje me Sali Berishën, i shpallur non grata për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sot po ndalemi tek njëfarë Këshilli Shqiptar i Medias, një zgafellë që thith, qarkullon dhe ndan donacionet e Bashkimit Evropian, që janë taksat e qytetarëve evropianë.
Pas Këshillit të Medias, që ‘rruan’ fondet e BE-së qëndron Alfred Lela, i njohur si çorpja e Henri Çilit (Naim Çili).
Lela është zëdhënësi zyrtar i Sali Berishës, pjesë e listës së zezë së SHBA si i korruptuar.
Pasi punoi ca kohë si banakier në SHBA, Lela mburrej nëpër Tiranë sikur ishte njeriu i besuar i amerikanëve.
Në fakt Lela njihet vetëm për disa lidhje me holandezët, të cilat besohet se i ka përdorur për të thithur fonde për Këshillin e Medias.
Në rrethet e ngushta flitej hapur se burimi kryesor i financimit të Këshillit të Medias ishte ‘prapanica’ e zëdhënësit të nongratës.
Rrufjanët e tjerë që mbaheshin me fondet e Këshillit, prisnin me padurim kur Lela kthehej nga ‘ekspedidat’ me të huaj nëpër malet e vendit apo jashtë vendit.
Lela, i cili pretendon se është edhe gazetar, ka provuar drejtimin e disa emisioneve televizive, ku ftonte vetëm shokët e tij, me të cilët pinte kafe te SHQUP-i. Pra, banaku te SHQUP-i vijonte në studio.Përfaqësues të TV-ve ku mbahej emisioni u llahtarisën nga mungesa e shikueshmërisë.
Këshillit të Medias është themeluar, mes të tjerësh nga Armand Shkullaku, një ‘gazetar i pavarur’ që shëtiste dhe raportonte nga foristradat e Partisë Demokratike.
Shkullaku posedon një vilë me vlerë rreth 1 milionë euro, Rolling Hills, aty ku janë mbledhur kasta e korrupsionit dhe drogës. Ndërsa 95 % të gazetarëve janë me kredi dhe vështirësi kanë siguruar një apartament modest, Shkullaku jeton në një vilë me burim të dyshimtë.
Pjesë e Bordit të Etikës është Mark Marku, ish deputet i Sali Berishës, i cili nuk ka bërë kurrë një investigim në jetë.
E tij, por vetëm llogje nëpër ekrane.Anëtar i këtij Bordi është edhe Agim Baçi, pjesë e kandidaturave elektorale të Foltores së Sali Berishës.
Si ekspert pranë Këshillit të Medias shfaqet edhe Sokol Shameti, i cili në fakt është një ekspert dhe argat i Syrit, medias së Familjes Berisha, që ka një dosje të hapur për pastrim parash.
Shsmeti është edhe këshilltar për mediat dhe marrëdhëniet me publikun i Avokatit të Popullit, detyrë të cilën e kepërdor.
Pjesë e Bordit të Etikës është edhe Enio Haxhimihali, drejtor kabineti e ish gruas së Andi Bushatit, Erinda Ballanca, e njohur si avokatja e vjehrrit të Lulzim Bashës, pa asnjë lidhje me mediat.
Anëtare e Bordit të Etikës është edhe Denada Toçe, e cila ndonëse një zonjë e nderuar, nuk ka asnjë lidhje me misionin e gazetarisë. Nuk kuptohet se ka mundësi që Denada Toçe dhe Dorian Matlija, profesionistë me integritet, janë pjesë e një çete rrufjanësh dhe lakenjsh të Sali non gratës.