osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Si i shpëtoi drejtësisë pa u gjykuar Fatmir Mediu, “piruetat” e ish-ministrit për të shmangur procesin gjyqësor

Si i shpëtoi drejtësisë pa u gjykuar Fatmir Mediu, “piruetat” e ish-ministrit për të shmangur procesin gjyqësor

5 marsi i 2008 është një ditë që nuk do të harrohet për shumë shqiptarë dhe sidomos për banorët e Gërdecit, të cilët humbën 26 familjarë nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve. Pas 11 vjetësh, përgjegjësit nuk janë vënë para drejtësisë, por enden të lirë nëpër studio televizive dhe rrugët e kryeqytetit.

Ish kryeministri Berisha dhe ministri i tij i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që shkaktuan një tragjedi të vërtetë për fshatin e vogël të Gërdecit, nuk u dënuan kurrë për jetët e humbura, prindërit që mbeten pa fëmijë, fëmijët pa prindër e familjarët pa shtëpi.

“Sot kemi një shtet i cili ka katër vite pa Gjykatë Kushtetuese. Vettingu duhet të fillonte nga poshtë nga gjykata e shkallës së parë dhe jo tek gjykata Kushtetuese. Këtë gjë Rama e bëri për të marrë nën kontroll edhe drejtësinë ku miraton ligje antikushtetuese”, tha Mediu në një studio televizive.

Të flasë Mediu për drejtësinë, është njëlloj si të flasë krimineli për pafajësinë. Mediu që firmosi nisjen e aktivitetit të kompanisë në Gërdec, duke çuar drejt vdekjes me duart e veta 26 njerëz, mes tyre fëmijë, nuk ju ka kërkuar kurrë falje njerëzve që ju shkatërroi jetën. Gjen guximin të krekoset dhe të flasë për drejtësi, kur ndërgjegjia e tij është e mbushur me copa trupash, erën e mishit të djegur, skeletet e fëmijëve, me ëndrrat dhe shpresat e 26 shpirtrave njerëzor.

Ish ministri i Mbrojtjes nuk u gjykua kurrë për ngjarjen e rëndë, madje ai nuk u thirr as dëshmitar në procesin gjyqësor që u zhvillua, ndaj një numri personash të përfshirë, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve.

Ndaj tij u zhvilluan hetime, dhe Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë.

Por 6 muaj më vonë, Kolegji Penal i kësaj Gjykate vendosi pushimin e çështjes, duke qenë se në gusht të atij viti, zoti Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar kështu dhe imunitetin.

Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj nuk i kërkoi më parlamentit heqjen e imunitetit për zotin Mediu dhe në këtë mënyrë, dosja nuk u rihap asnjëherë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të familjes Durda.

Në kërkesën e tanishme, SPAK, argumenton se motivi që çoi në vendimin e Gjykatës së Lartë në vitin 2009, nuk ekziston më.

Seanca pyetësore për tragjedinë e Gërdecit

Rreth 7 orë ka zgjatur seanca e parë e pyetje-përgjigjeve mes grupit të prokurorëve që hetojnë tragjedinë e Gërdecit dhe ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu. Pa imunitetin e deputetit, Mediu, është thirrur në cilësinë e “personit nën hetim”, për të shpjeguar rolin e tij në krye të ministrisë së mbrojtjes për aktivitetin e fabrikës së çmontimit të armëve, e cila shpërtheu më 15 mars të këtij viti, duke lënë të vdekur 26 persona, rreth 300 të tjerë të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Mesohet se në shpjegimet që ka dhënë para prokurorëve të cështjes, ish-ministri ka fajësuar drejtpërdrejt drejtuesit e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë për gjithçka ka ndodhur para dhe gjatë shpërthimeve në Gërdec.

Një nga avokatët e Mediut, Adrian Visha, e argumentoi kohën e gjatë të seancës me vetë “specifikën dhe kompleksitetin që ka çështja”, duke këmbëgulur që klienti i tij “nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen e Gërdecit, apo ngjarje të tjera”.

Megjithëse hetimi u mbajt larg vëmendjes së mediave, nga burime të besueshme mësohet se ish ministri i mbrojtjes do të thirret sërish për të dëshmuar jo vetëm për tragjedinë e Gërdecit, por dhe për verifikimin e disa praktikave të shitjeve të armëve që Shqipëeria ka bërë me vende të tjera, të përfolura mjaft në media.

Deri tani prokuroria ka vënë në arrest 3 persona për këtë çështje, ndërkohë që rrethi i personave që janë pyetur, apo do të pyeten është shumë i madh. Dy ditë pas tragjedisë, Fatmir Mediu dha dorëheqjen nga posti i ministrit të mbrojtjes dhe më pas parlamenti me shumicë votash i hoqi atij imunitetin e deputetit pas kërkesës për hetim nga prokuroria e përgjithshme.

***

Shqipëria s’ka pasur asnjëherë një sistem të fortë të drejtësisë, por me këmbënguljen e SHBA-BE, së shpejti Reforma në Drejtësi do të krijojë rendin e duhur, për të dënuar çdo lloj krimi që është bërë nga politkanët në këto 29 vite pseudodemokraci, e mes tyre do të vihet drejtësia edhe për gjakun e pafajshëm të 26 viktimave të Gërdecit.