osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si i shkruan 600 të rinj, parrullën mbi malin e Shpiragut. Rekordi, 15 ditë për të ndërtuar 80 metra të gjata dhe 40 metra të gjera, për ti prishur u deshën 3 muaj

Si i shkruan 600 të rinj, parrullën mbi malin e Shpiragut. Rekordi, 15 ditë për të ndërtuar 80 metra të gjata dhe 40 metra të gjera, për ti prishur u deshën 3 muaj

Rrëfimi i majorit në rezervë Teki Përmeti: “Si punuan 600 të rinj për të shkruar emrin e udhëheqësit komunist mbi malin e Shpiragut”. Rekordi, 15 ditë për germat 80 metra të gjata

Si e theva krahun duke shkruar emrin “Enver”

Projekti: 15 ditë për ta ndërtuar, 3 muaj për ta prishur

Leonard VEIZI

Ajo është një parullë me madhësi gati ekstravagante. Ishin shkruar gjithfarë parullash në atë kohë, me gurë mali e me tulla silikate. Por ideja për të bërë një emër germa e të cilit ishin të paktën 80 metra të gjatë dhe rreth 40 metra e gjerë, ishte iniciativa më e madhe e ndërmarrë në kohën e parullave. Dhe për këtë u projektua mali i Shpiragut. Parulla ENVER, e shkruar me germa gjigante mbi malin Shpirag, e filluar dhe përfunduar për 15 ditë me punë vullnetare, duket e pamundur të shkulet edhe pse prej 20 vjetësh është shpallur “e padëshirueshme”. Por cila është historia e shkrimit 40-vjeçar.

Përse u shkrua dhe nga kush u dha ideja për realizimin e të cilës u angazhuan rreth 600 të rinj e të reja? Cilat ishin përpjekjet 25 vite më pas, për ta prishur aksionin, i cili përfundoi me djegien e rëndë të një ushtari në vitin 1994. Ndërkohë që banorë të zonës thonë se vetëm vitet do të bëjnë të mundur zhdukjen e saj. Një nga ushtarakët e batalionit të batalionit të xhenios në rrethin e Beratit, i cili mori pjesë drejtpërdrejt në punimet e kësaj parulle, majori në rezervë Teki Përmeti, tregon për “Telegraf”:

Pse u shkrua një parullë kaq gjigante?

Ishte viti 1969 dhe po afroheshin festat e tetor – nëntorit, viti i 25-të i çlirimit dhe formimit të Qeverisë së Parë Demokratike në 22 Tetor të 1944, shpallur në Berat. Udhëzimet nga Komiteti Qendror bënin të ditur se në Berat do të vinte vetë Sekretari i Parë, Enver Hoxha. Pas këtij lajmi gjithçka ishte vënë në një lëvizje të dyfishtë.

Cila ishte atmosfera e atyre ditëve?

Në qytetin e Beratit, pothuajse kishte zbritur e gjithë Byroja Politike si 25 vjet më parë. Gjithçka po lyhej dhe po sistemohej. Mund të them se për herë të parë në Berat po investohej aq shumë, po suvatoheshin pallatet, po shkruheshin parulla ngado, po shtroheshin rrugët, rregulloheshin trotuaret, madje po lyheshin dhe shtëpitë. I gjithë qyteti kishte një gjallëri të pazakontë. Filloi të mendohej për ndriçimin e rrugëve të qytetit dhe për zbukurime të tjera të këtij karakteri. Pra i gjithë qyteti ishte në lëvizje…; sepse vinte vetë udhëheqësi, shoku Enver Hoxha.

Kush e dha mendimin për bërjen e parullës-emër?

Midis komunistëve nisi gara kush e kush të tregohej më i zellshëm në këtë periudhë dhe kush do të jepte mendime nga më të mirat se ku do të shkruheshin parullat. Unë i kam ndjekur nga larg këto debate dhe nuk e di me saktësi, por midis tyre u gjend dhe dikush që dha mendimin për një parullë të jashtëzakonshme. Edhe pse kam pyetur shumë e shumë njerëz të asaj kohe, nuk arrita t’ia mësoj emrin njeriut. Tani them se ai e meriton një vend në librin e rekordeve “Gines”, për idenë e parullës, e cila për nga vendi, përmasat dhe kohës në të cilën u realizua, është diçka vërtet e rrallë.

Pse pikërisht mali i Shpiragut?

Sepse pikërisht ai dukej sikur ishte bërë enkas për atë punë, ngaqë ishte i ndarë si me dorë në formacione gati të barabarta, në formë vertikale. Pastaj Shpiragu dukej mirë nga Berati. Ndërkohë që edhe tereni të jepte shumë dorë, pasi kishte vende gjysmë të gatshme të cilat u përshtatën nga projektuesit e parullës.

Si u shkrua mali me germa të bardha?

Mbaj mend se parulla “Enver” është shkruar në faqen e malit Shpirag nga rinia e asaj kohe. Tani mund të themi se ajo u ideua nga vetë beratasit dhe jo me porosi nga lart. Puna u bë nga të rinjtë nën drejtimin e disa oficerëve që komandonin në distancë për drejtimin dhe madhësinë e shkronjave.

Si do të realizohej kjo teknikë?

Teleskopi, që bënte të mundur këtë, ishte vendosur në ballkonin e godinës së ish-Komitetit Ekzekutiv dhe një tjetër në pjesën perëndimore të kalasë. Komandat jepeshin me radio dhe me telefonat portativë, ose thënë ndryshe, me manual, të ushtrisë. Me sa mbaj mend drejtues i këtij operacioni u caktua Kozma Llazari, ish-funksionar në Komitetin Ekzekutiv të asaj kohe.

Përveç pesë vendeve sipas germave, a patët ndihma të tjera?

Ndihmë patën dhe nga të rinjtë e fshatit Galinë, i cili ndodhet shumë pak metra poshtë parullës. Në atë kohë ishte si gjithë të rinjtë e fshatrave të tjerë edhe ata të Galinës, morën marrë pjesë në punën e bërë për të shkruar shkronjën edhe pse ata nuk kishin një shkronjë të veçantë.

Si do të niste kjo punë?

Puna nisi duke pastruar shkëmbinjtë nga shkurret dhe dheu nga pllaja e malit. Pasi u pastruan, u fshinë mirë dhe më pas në disa vende madje dhe u lanë, se më mbrapa do të lyheshin me sherbet gëlqereje të trashë. Kështu shkronjat filluan të dukeshin, madje që nga Berati. Dhe ky ishte qëllimi

Sa të mëdha janë këto shkronja?

Një shkronjë është 80 metra e gjatë dhe 40 metra e gjerë. Ndërsa trashësia e vijave është rreth 2 metra. Pra një parullë vërtet gjigante.

Si do të ndahej kjo punë?

U operua në këtë mënyrë. “E” – ishte shkronja e parë e emrit që u mor përsipër nga të rinjtë e fshatit, Paftal. “N” – ishte shkronja e dytë e emrit që u mor përsipër nga të rinjtë e fshatit Starovë. “V” – ishte shkronja e tretë që do ta shkruanin të rinjtë e fshatit Poshnje. “E” – është shkronja e katërt që do ta shkruanin të rinjtë e fshatit Sinja. “R” – ishte shkronja e pestë dhe e fundit që do ta shkruanin të rinjtë e Kombinatit të Tekstileve. Pra ishte një parullë gjithëpërfshirëse.

Cila ishte koha që duhej të mbarohej kjo parullë?

Parulla ENVER, e shkruar me germa gjigante mbi malin Shpirag, është shkruar për një kohë rekord, vetëm për 15 ditë me punë vullnetare.

A pati ndonjë aksident gjatë kësaj pune voluminoze?

Me sa mbaj mend unë vetëm mua më ndodhi një aksident. Edhe kjo në përfundim të parullës, pasi shkuam për inspektim. Ne si ekip drejtues prej tre ushtarakësh shkuam për ta parë nga afër nivelin e punimeve. Aty më rrëshqiti këmba dhe rrëshqita disa metra më poshtë. Nga kjo rrëshqitje pata një thyerje të krahut. Ma futën në allçi në spitalin e Beratit dhe e mbajta në atë gjendje për një kohë të gjatë.

Lënda e parë

Gurë dhe gëlqere për 5 shkronjat

Gjithçka e ndërtuar ka qenë me gurë natyralë që vendoseshin mbi “themelet” e germave. Gurë të marrë nga zona përreth dhe sidomos gurë zalli të nxjerrë nga shtrati i lumit të Osumit. Teki Përmeti thotë se gëlqerja vinte në formë qulli nga Berati. Pastaj nga rruga për rreth një orë në këmbë, transportohej me kova deri tek shkronjat dhe më pas hollohej pak me ujë dhe ashtu në formë sherbeti të trashë lyheshin shkronjat. Gjatë kohës që punohej, njerëzit që iu ngjiteshin shpateve dukeshin si mizat e dheut; të gjithë, kush me kova kush me bidonë uji ngjiteshin në heshtje pas njëri- tjetrit.

Mobilizimi kishte një moto mbi të gjitha, parulla duhej shkruar brenda afatit, sepse nëse përfundimi i saj do të ishte më pas, asgjë nuk kishte vlerë. Megjithëse po të mos mbahej fjala e dhënë dhe të mos realizoheshin detyrat, mundësia më e madhe ishte që drejtuesit e aksionit, do të sakrifikoheshin në emër të partisë, madje duke u shpallur edhe armiq të saj, sabotatorë për të përfunduar burgjeve politike. Kështu, brenda 15 ditëve ENVERI, hipi në malin e Shpiragut, pasi kështu vendosi Partia… ose dhe, kështu donte baza militante…

Prishja e parullës

Aksidenti i ushtarit që digjte me napalm emrin e Enverit

Ishte koha kur faqet e kodrave e maleve u mbuluan me mbishkrime të mëdha, të cilat evokonin emrin, lavdinë e pavdekshmërinë e tij. Qindra e mijëra vetë, u mobilizuan për të gdhendur në shpatet e malit të Shpiragut, pranë Beratit, emrin gjigant “ENVER”, ndërkohë që procesione e rituale të tilla, kryheshin në çdo kohë e pandërprerje, anë e mbanë vendit. Por trupat e xhenios së ushtrisë do të ishin ato që do të vazhdonin pjesën tjetër të medaljes, shkatërrimin e asaj ndërmarrje që kishin marrë përsipër Vite më parë, në vitin 1994, tek përgatitej të zhvillohej festivali folklorik në kalanë e Beratit, qeveria nxori fonde për të zhdukur ato pesë germat e formuara me gurë dhe shkëmbinj të lyer me gëlqere, në faqe të Shpiragut, që përbënin fjalën ENVER. U shpenzuan miliona lekë, u punua me muaj duke u përdorur dhe mjete të forta deri në djegien me napalm. Një ushtar që punonte në shuarjen e tyre, u dëmtua rëndë dhe ky ishte i vetmi aksident që u shënua në atë kohë! Megjithatë rezultatet nuk ishin krejtësisht të pastra. Pra relievi i germave nuk arriti të zhdukej krejtësisht.

Reagimi qytetar

Në të vërtetë pati intelektualë dhe qytetarë të Beratit që nuk ishin fort dakord me shkatërrimin e parullës në shpinën e Shpiragut. Shumë prej tyre mendonin se ajo ishte një muzeum në natyrë, e cila tregonte një kohë të caktuar të historisë, dhe se nuk ishte e nevojshme të vihej dorë mbi të. Megjithatë drejtuesit e rinj të Divizionit të Beratit e morën përsipër shkatërrimin e saj, pas vendimit të nxjerrë nga Këshilli i Ministrave. Dhe për të realizuar një gjë të tillë u vunë në dispozicion, si lëndë plasëse ashtu dhe lëndë djegëse të tipit napalm.

Ishte viti 1969 dhe po afroheshin festat e tetor – nëntorit, viti i 25-të i çlirimit dhe formimit të Qeverisë së Parë Demokratike në 22 Tetor të 1944, shpallur në Berat. Udhëzimet nga Komiteti Qendror bënin të ditur se në Berat do të vinte vetë Sekretari i Parë, Enver Hoxha.

Parulla “Enver” është shkruar në faqen e malit Shpirag nga rinia e asaj kohe. Teleskopi që bënte të mundur këtë, ishte vendosur në ballkonin e godinës së ish-Komitetit Ekzekutiv dhe një tjetër në pjesën perëndimore të kalasë. Komandat jepeshin me radio e telefona manual të ushtrisë

Një shkronjë është 80 metra e gjatë dhe 40 metra e gjerë. Ndërsa trashësia e vijave është rreth 2 metra. Pra një parullë vërtet gjigante. Kështu shkronjat filluan të dukeshin, madje që nga Berati. Dhe ky ishte qëllimi

Ndarja e punës

600 të rinj nga pesë ndërmarrje

E – u mor përsipër nga të rinjtë e fshatit, Paftal

N – u mor përsipër nga të rinjtë e fshatit Starovë

V – u mor përsipër nga të rinjtë e fshatit Poshnje

E – u mor përsipër nga të rinjtë e fshatit Sinja

R – u mor përsipër nga të rinjtë e Kombinatit të Tekstileve