Këngëtarja e njohur Eli Fara po pranon në heshtje 56 udhëtimet me para publike, me Fatmir Mediun, në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur Mediu ishte ministër i Mjedisit në qeverinë e Sali Berishës 2009-2013.
Pasi i shpëtoi ndëshkimit ligjor për Gërdecin në shtator 2009 si ish ministër i Mrojtjes, Mediu u emërua nga Berisha ministër i Mjedisit, gjatë mandatit të dytë qeverisës.
I lehtësuar se i shpëtoi drejtësisë për rolin e tij në tragjedinë me 27 viktima në Gërdec, Mediu riktheu vëmendjen tek Eli Fara, për të cilën sajoi një post në ministri, për ta pasur sa më pranë dhe pse jo për t’i kënduar ndonjë serenatë gjatë ditës.
Mediu e emëroi Elin drejtoreshë për ngrohjen globale, post i cili krijonte mundësi për udhëtime të shpeshta jashtë vendit, në kundër të lu.ftë kundë shkrirjes së akullnajave.
Dhe kështu Mediu dhe Eli Fara nisën rrufeshëm lu.ftën kundër akullnajave, duke shpeshtuar udhëtimet drejt vendeve Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas një burimi pranë tyre, Mediu dhe Eli Fara, pas çdo beteje me liderët botërorë kundër akullnajave, përfundonin në hotele me 5 yje, vende Ekzotike, në Maldive, Dubai etj.
Ndoshta i vetmi shqetësim për Mediun ishte ndonjë fantazmë nga Gërdeci.
Të paktën 56 udhëtime janë dokumentuar me para publike. Kur lajmi publikua nga ‘Pamfleti’ disa muaj më parë, Eli Fara regoi si e indinjur, duke mohuar paturpësisht të vërtetën, si dhe duke paralajmëruar hapa ligjore.
Duke e ditur se hapat ligjorë do të zbardhnin detaje të reja rreth lu.ftës me Mediun kundër akullnajave, këngëtarja u tërhoq në heshtje.
Këngëtarja Eli Fara ka jetën e saj private, por zonja përbën interes publik kur harbohet në vende ekzotike dhe hotele me 5 yje me para publike, pra me paratë e taksapagueve shqiptar, aq më tepër me një ish ministër simbol i mosndëshkimit në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Eli Fara duhet të jetë objekt i SPAK-ut për të ndjekur gjurmët e parave të Fatmir Mediut.
Eli Fara ka një vilë luksoze në Durrës, jo shumë larg nga vila e Mediut në Kavajë, i cili fillimisht kur hyri në politikë ka përfituar kredi shtetërore për banesë si i pastrehë.
Ka dyshime të forta se vila e Eli Farës është blerë nga Mediu me para të pajustifikuara. Një burim pranë tyre theksoi për Prapaskenën se Mediu ka kaluar disa pasuri me vlerë qindra mijëra euro në emrin e Eli Farës.