osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si i humbi Shkëlzen Berisha 2 gjyqet në New York për dosjen e “Gërdecit”, shpenzimet ia pagoi kunati, amerikanët kanë…

Si i humbi Shkëlzen Berisha 2 gjyqet në New York për dosjen e “Gërdecit”, shpenzimet ia pagoi kunati, amerikanët kanë…

Deri më sot gjyqi i Gërdecit është përqendruar në sytë e publikut tek përgjegjësit për shpërthimin që shkaktoi tragjedinë. Fashikulli i trafikimit të fishekëve po hetohet më vetë nga Prokuroria e Posaçme. Hetimet e ndara nga SPAK për çështjen Gërdeci janë të regjistruara për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe atë të pastrimit të parave. Në këtë aferë del i implikuar “kokë e këmbë” Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit.

ProfitSence Logo

Pozitat e tij i trondit dhe një dëshmi e fundit nga David Packouz në SHBA, i cili në një intervistë të gjatë në një dokumentar 36 minutash për “Business Insider”, median prestigjioze amerikane ka folur dhe për kontratën që ai dhe ortaku i tij lidhën me qeverinë shqiptare për tregtinë e fishekëve. Ndër të tjera, ai përmend dhe takimet për kontratën 300 milionë dollarë me zyrtarë të lartë shqiptarë, si dhe me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Amerikanët kanë shumë prova për këtë aferë dhe këtë e vërtetojnë dhe vendimet e drejtësisë së SHBA.

Vendimet e gjykatave

Gjykata Supreme amerikane refuzoi të marrë në shqyrtim apelin e Shkëlzen Berishës disa kohë më parë, mbi akuzat për korrupsion në librin e Guy Lawson “Arms and the Dudes”. Libri i cili u bë dhe një film i famshëm i Hollivudit: “War Dogs”, tregon historinë kriminale të përfshirjes së djalit te Sali Berishës në historinë e trafikimit të armëve nga Gërdeci në Afganistan, në bashkëpunim me dy djem të rinj amerikanë, brenda së cilës ka histori vrasjesh, shantazhesh dhe përdorim të pushtetit të babait kryeministër. Shkëlzen Berisha është përpjekur të mbrohet në Gjykatën e Lartë, se ai nuk është njeri publik dhe akuzat ndaj tij janë të qëllimshme. Gjykata nuk ja ka pranuar fare këtë arsyetim, e nuk e ka marrë çështjen në shqyrtim. Por Gjykata e Shkallës së Parë, e ka argumentuar gjerësisht se të gjithë akuzat e bëra në shtyp ndaj Shkëlzen Berishës, nuk janë hedhur dot poshtë prej tij dhe ishin të besueshme.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, citon gjerësisht burimet e besueshme, që i është referuar shtypi duke nisur nga deklaratat e Gjeneral Luan Hoxhës, dyshimet e besueshme të vajzës së Trebickës që ky grup mund t’i ketë vrarë babain, dhe deri faktet që provojnë përfshirjen e tij në atë aferë. Vendimi i Gjykatës së Lartë, i vendosi vulën përpjekjeve të Shkëlzen Berishës për t’u shfajësuar për akuzat ndaj tij dhe tashmë ndihmon edhe SPAK lidhur me hetimet që ka hapur për këtë çështje. Madje Shkëlzeni është shpallur “non-grata” nga Uashingtoni në vitin 2021, që do të thotë amerikanët i kanë mbledhur provat për korrupsionin e tij.

Transaksionet dhe hetimet e SPAK

Kujtojmë se SPAK ka ushtruar disa kontrolle përfshi edhe ambiente kompanish duke sekuestruar disa telefona celularë dhe dokumente qe pritet ti vijnë ne ndihme hetuesve. Hetimet për këtë dosje vijojnë në dy drejtime, së pari lidhur me procedurën e shitjes së municioneve nga ndërmarrja “Meico” ndaj shoqërive “Evdin” ltd. dhe “AEY” inc. në vitin 2007, vetëm 1 vit para se të ndodhte shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve dhe municionit në Gërdec që i mori jetën 28 personave dhe plagosi qindra të tjerë. Prokuroria ka dyshime se për lidhje e kontratës së shitjes së municioneve ka patur ndikimi nëpërmjet korrupsionit tek zyrtarët e lartë të kohës.

Për këtë , janë duke u verifikuar transaksionet bankare te kryera nga disa zyrtarë dhe të afërmit e tyre, për të cilët ka pasur dyshime se mund të kenë ndikuar në lidhjen e kontratës. Në këto hetime përfshihet edhe Shkëlzen Berisha, ku thuhet se SPAK ka futur në skaner disa transferta të dyshimta bankare. Një fakt që ka evidentuar SPAK është se te dosja “Partizani” kur i është bërë hetimi pasuror si familje, del se paratë e avokatit që ndoqi gjyqet në SHBA i ka paguar Jamarbër Malltezi. Ky i fundit ka qenë ‘zemërgjerë’ për të paguar shpenzimet për kunatin, Shkëlzen Berisha në vlerën 52 mijë euro totali, ku përfshihet dhe fatura prej 27 439 USD për një avokat në Amerikë. /Elmas Bogdani