osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si i fsheha dyzet e tre mijë dollarë

Si i fsheha dyzet e tre mijë dollarë

Nga Pëllumb Kulla*

Ashtu si vajçë unë në Shqipëri, njeri mos vaftë! Edhe me Karavellë të më ftojnë, nuk udhëtoj më si atë herën e parë: Nju Jork- Vjenë, pastaj Vjenë -Tiranë. Në të këthyerë, një stacion më shumë: Tiranë – Prishtinë, Prishtinë – Vjenë, aty duhej të flinja një natë dhe të nesmen t’ia mbanja për Nju Jork.

Telashet filluanë që kur mua më hëngri goja mjaltë e vetëm Tajmsit nuk i thashë ta botonte lajmin, që Peçua do vinte një vizitë në Korçë. Dy ditë para se të nisesha, valicat i kisha dëng, me porosira. Vetëm për plaçkat teme, nuku kishte vend në to!

Pastaj do më duhej të shpinja Korçë, jo pak, po dyzetetremijë dollarë!

Merre me mend, më kish dhënë para edhe Vançua i Ciles! Tjatër: Koçi i Mitropolisë, Leko Lajthiçka, Zihni Pepellashi e Marenglen Zëmblaku, sa për të treguarë ca, pe atyre që asnjërit s’i vinte mëndja se u dërgokshin para familjeve!

Më therrtë mua në dinin këta njerëz që kish n’Amerikë banka e axhensira, që e bënin më kollaj këtë punë! Po historitë e hidhura me shtetnë, me matrapazët, i bënin hallexhinjtë të kishnë më shumë besim te Peço taksisti, se te tërë bankat e Shqipërisë e të Amerikës!

“E po tashi, si do t’ia bëjmë-me?” i them Rezit. “Me kaq para, unë nuku vete i gjallë gjer Korçë!”

Ishnë të tëra qindshe, nga ato me turi të madh. Bëhej një xhumbë, që mos e pyet!

“Do të t’i fut në një qeskë plastike,” tha ime shoqe. “E do t’i mbash në mes të shalëve, Peço!”

Ish vend i lik, po më të përshtatshmë vend, s’gjenje dot. I mban njeriu në xhep të brëndshmë, po xhaketa hiqet, harrohet gjëkundi.

E kam të shkathtë gruan. I bëri ajo paratë një alamet shuku, që ma lidhi me ca llastiqe në krye të shalëve. Ca llastiqe të tjerë m’i lidhi në bel e ata nuk e linin xhumbën e parave të më varrej poshtë. Kështu edhe mbaheshin, po prapë, bre, binin në sy, e binin goxha!

Kur u futmë n’aroport, na bënë më pak kontrolle nga sa kishmë menduarë. Ca gra me uniformë të aroportit, më shëkonin me respekt. Këtë respekt e dëftenin nga që ishnë të edukuara, por Rezi, ashtu e fryrë pe të qeshurit, tha që ato nuk m’i hiqnin sytë nga shuku i parave në mes të shalëve.

“E po pasanikët kudo nderohen,” thashë unë sëkur nuk e kuptova romuzë.

“Gratë, nuk i dinë për para ato!” mërmëriti Rezi. “Po kujdes, se ti një e dy, i shpie duart mbi dollarët, e dukesh si horr!”

“Më venë duart vetë,” i pëshpërita unë. “Ti qesh, po është përgjegjësi e madhe. Vetëm Vançua i Ciles më ka dhënë dymbëdhjetëmijë, moooj!”

Ajo, mbase nga që kish merak e desh të sigurohej, më hidhte nga një sy këtej poshtë, po nuk e mbante dot të qeshurën. Edhe kur u ndamë te dera që më shpinte në bark të aropllanit, tek ecja rëndë rëndë e me gjith atë shuk përpara, ia bëra sime shoqe, me dorë. Ajo dyke më ndjekur me sy, pati një rrebesh pe lotësh, po nuk e mora dot vesh, e pat nga të qarët, a nga të qeshurit.

Unë nuku kam hipur shpesh në aropllan, por kur hyj në të, sëkur hyj në një kishë. Aq e përsosur bre, më duket teknika këtej nga Amerika, sa as e mendoj kurrë se do rrëzohet donjëherë aropllani, që më mban mua! Gjithë ç‘rrëzohen, më duken, o filma të Hollivudit, o propaganda të Enver Hoxhës, që na rri akoma varur dëpër qiejtë e truve tonë!

Aropllani u ngrit, po ish natë dhe unë shëkonja poshtë ujëra e drita të bëra mishmash. Kisha përpara një ekran të vockël dhe e ndiqnja atje aropllanë tonë në një hartë: si rrëshqiste porsi pikë e vockël mbi xham të ekranit, si kalonte Bostonë, si u afrohej cepave të Kanadasë, si kalonte mbi ishujt e pabanuarë të detrave të veriut dhe si do t’i afrohej Islandës…

Darkën, ato stjuardeskat austriake na e dhanë në kohë, me organizim të përkryerë. Unë nuku kam udhëtuarë aq, sa të mos kem nevojë akoma të shoh më të majtë dhe më të djathtë, se si hapet kutia pllastike e ushqimit, si nxirren pironjtë e si xhvishet patatja e zjerë. Më të majtë kishnja dritarkën e aropllanit, më të djathtë një zonjë në të zeza, që më bëri të psherëtij i lehtësuarë, kur m’u unj pranë. Se kishnja frikë mo më ulej donjë kopuk dorëgjatë! Me bisht të syrit, shëkonja ca doçka të bardha, me thonj të manikyrosur, që hapnin qeskat plastike, – që unë vetë pa parë të tjerët, u hanja, mender, munë, jo t’i hapnja! Ia ndoqa lëvizjet doçkave të zonjës, me kaq dhelpëri, sa i mësova të tëra. Tamam si një nxënës fshatar i kujdesshmë, që nuku të le të kuptosh, që nuk është pe kryeqyteti!

Agu e hodhi dritën më shpejt se ngaherë. Unë vura re se ajo gruaja me të zeza, nuku qe hiç e moshuarë. Por unë e paskësha parë veç me një rregëtimë të syrit e aq.

Përmbi Francë, gruaja me të zeza u zgjua dhe atëhere unë guxova ta bezdis, që të vinja së paku njëzë herë në banjë. Ajo nuk u ngrit të dilte në korridorthin e vockël. U mjaftua dyke tërhequr trupnë prapa, aq sa e linte kulltuku. Kalova me pak lehtësi e me shumë kujdes, por nuk arrita dot që shuku i parave, të mos e cikte fare zonjëzën! U mundova po, aha! Ja, mos i kem tërë, që qe e pamundur! Vetëm kur më pa paratë, që e fshiknë cazë, ajo erdhi në hatër se ç‘mashkull të veçantë paskish patur përkrah për shtatë orë, që pe Nju Jorku!

Kur po këthesha pe banjës, e pashë gruan me të zeza, që qe ngritur e seç kërkonte në çantët që e kish mbi kokë. Dita me djellë mua më kish bërë më trim e zonjëzën e bënte të dukej më e re dhe më e re! Më pa që po vinja e në vend që të priste, ashtu më këmbë, sa të hynja unë në vendin tem, ajo m’u duk se nxitovi të ulej. E gjene ma bëri kalimnë të ngushtë. Si t’ia bënja?

“Mos doni të rrini afër dritares, tashi, që u bë ditë?” e pyeta anglisht sa për ta shtyrë më andej. “Gratë, çoku e kanë qef dritaren,” e kujtova.

“Po, po, por jo unë!” tha ajo me nxitim.

Kalova dyke u kujdesur që dyzetetre mijë dollarët të mos e shtynin në ngasje, por kur ata i kaluanë shuk, përpara syve, pashë që zonjës, – ja, kur mos kem babanë! – i iku e bardha e syrit dhe bebëzat iu zmadhuanë! Kur unë zura vendin tem, ajo më buzëqeshi edhe më bëri pyetkën më njerëzore, që më vraftë Perëndia, në do ma kish bërë, po t’i kishnja kaluarë të dyja herët me kurriz nga ajo!

“Për ku udhëtoni, zotëri?”

Ishte bullgarkë dhe quhej Janka. I shoqi i kish vdekur tetë muaj të shkuarë. Janka po vente te e motra, që punonte në një përfaqësi bullgare, në Shkup. Vetë Janka ish pa punë, kurse mua më erdhi zor t’i thoshnja jam shofer dhe i thashë që isha pedagog, në një Strehë fëmijësh me të meta mendore.

Bullgarka më besovi. Gënjej e nuku lodhem kurrë unë, ore! Nejse, u llafosmë gjatë, megjithëqë ajo anglishten e fliste çapra-çupra. Unë e flisnja cazë më mirë, ama kuptoshim për bukuri, ce dy veta që e flasën keq, kanë më shumë harmoni e kuptohen më mirë se sa dy veta, që e flasën perfekt. Folmë për rrugën dhe dolli që nga Vjena në Nju Jork, do t’u këthekshim në të njëjtën ditë e orë, e me të njëjtin avion. Por, ama, do të kalomim një natë të tërë në Vjenë.

“A keni juve vizë transit, për donjë hotel të Vjenës atë natë?” më pyeti vejusha.

“Jo,” i thashë. “Po ju?”

“Nuku ka problem,” qeshi ajo, “se pashaportat bullgare tani, nuku kanë nevojë për viza, gjithandej!”

Një pedagog, si po shitsha unë, duhej ta dinte këtë gjë, o e vraftë Perëndia!

“Edhe unë,” i thashë,” e marr kollaj në konsullatën austriake të Korçës!” (Që nuk ekzistonte hiç, edhe këtë, një pedagog pa të meta i fëmijëve me të meta, duhej ta dinte!)

Ia thashë me kaq kakapërllëk, sa pa dashur vura duartë edhe mbi xhumbë. Por menjëherë m’u kujtua paralajmërimi i sime shoqe dhe i hoqa sakaqë pëllëmbët që andejza.

I mallkova dhe një herë ata që më bënë të udhëtoj me tërë ata dollarë në mes të shalëve. Të mos i kishnja ata, nuku do më qepshin kështu vejushkat e botës! U shfajësova, ashtu, sa për të larë gojën dhe e këputa fillnë e lëmshit, se për fat, austriaçkat na suallë mëngjezë. Unë kërkova një çaj të nxehtë. Nga një lëvizje e pamatur mirë, m’u derdh tërë çaji, ashtu si qe i valë, në prehër! Po të mos më mbronte xhumba e parave që po prisnin gjysm’ e Korçës, unë do të kishnja ulëritur. Por vejusha e gjorë kish akoma përfytyrimnë se ato s’ishnë para.

“Auuuç!” ia dha ajo pallmës dhe nuku pati kohë ta bënte anglisht

thirrjen e Zotit, po tha: “Bozhe!”

M’i dha menjëherë picetat e saja. Rendnë stjuardeskat e u mblodhë të tëra mbi shuknë e parave, sa me zor po shtynja njëqind e ca thonj bullgarë dhe austriakë të manikyrosur, që deshnë të më trazonin aty, ku unë nuku deshnja kurrsesi!

Në Vjenë, para se të ndashim, Janka më vuri t’i premtonja se pas dy javësh do takoheshim po aty dhe më pas, do hamim darkë bashkë gjëkundi, fshehur pe botës, në donjë restorant buzë lumit që çan Vjenën.

* * *

Nuk besoj në jetë teme, të më qëllojë më, të bëj rrugë kaq të vështirë. Në Tiranë, jo keq: më shumë më shëkonin nga valicat. Kurse në Poradec, nuku m’i ndanin sytë nga syzet e diellit.

Më e madhja më ndodhi Korçë…

Më e madhja më ndodhi Korçë…

Më të hyrë të qytetit, autobuzë na e ndalovi një skuadër me polica dhe ata na kërkuanë të xbrismim të tërë. Xbritmë. Na vunë më radhë e filluanë nga kontrollet. Më duket dyshonin për donjë që vinte i armatosur. Ama nuk i kontrollonin të gjithë, por veç ata që u zgjonin dyshime. Unë dridhsha. Gjithë jetën kam ndjerë që jam i dyshimtë. Një herë, vite të shkuara, në zbor, njërit i vodhnë orën dhe pesë paqeta Arbëria. Suallë një qen, që i gjente hajdutët me hundë. Qeni erdhi drejt e te mua e nuku shkulshe pe vendit! Hajduti i vërtetë më pas u gjend, po mua nuku më hiqet nga mendja kurrë, se përse nuku më ndahej ay qeni! Edhe tashi n’ Amerikë, kur paguaj gjashtë dollarët për të hyrë në Urën e Xhorxh Vashingtonit, trembem, se tamam mua nuku do më hapet trari për kalim. Mani e persekutimit, bre!

E nuk u gabova: sytë e skuadërkumandantit ranë mbi mua.

“Ti!” ia bëri. “Bëj përpara!” Bëra. “Pe nga vjen-o?”

“Pe Amerike,” thashë un’ i ziu.

“Ëëë!.. Ke pashaportë amerikane-ëh?”

Të gënjenja? Ja iu shkrep e më tha: “pa dal’ të ta shoh!” Do më shpinin në komisariat për mashtrim. Ku të mbytsha unë, me tërë ato para?! Vendosa të them të vërtetën.

“Jo,” i thashë. “Amerikanen e marr vitnë tjatër. T’ju a tregoj shqiptaren?”

“Ç’ta shohim-o?! Kot-o? Kemi parë pe tyre, sa të dhjeç!”

E vura re që ay nuku kish më asnjë çikë respekt për mua, siç kishte kur bëri pyetjen e parë.

“Afrohu, afrohu,” më tha kryepolica. Ce i mban duartë mbi tope-o? Të ftohen, apo ke frikë ce mos t’i marrëm më sysh?”

Tërë policat zunë të qeshnin. Mua, qellza m’u bë furrë e gjuha m’u poq.

“Hiç, ja ashtu kot,” ia bëra i mekur dhe m’u kujtuanë porositë e Rezit në aroport të Kenedit: ‘Peço, mos i shpjerë duart atje!’ “Zotëria juaj, më falni!” u thashë.

“Po ç‘zotëri, o t’u mbylltë e mëndjes!” vazhdovi skuadërkumandanti.

“Kujton se si ato që ke ti, nuku ka njeri-o?! Nga ato të tuat, e më të mëdha bile, gjen me qindra këtej, ore! Apo kujton koka jote, se ike ti në mërgim e mbeti Korça pa topemëdhenj!”

Unë nuk i përgjigjsha fare, që mos e acaronja. Dhe skuadërkumandanti u tall sa u tall, më në fund na lëshovi të gjithëve të ngjitshim në autobuz.

U plasa në vend tem, dyke marrë frymë me zor. Po nuku paskëshin mbaruarë telashet. Autobuzi sa do nisej, kur te porta u dha një nga polecat.

“Të vijë pak ay amerikani!” urdhërovi.

Po më pushonte zemra. Çfarë deshnë akoma pe meje, mor aman! Dolla jashtë dhe njëherë. Aty pashë skuadërkumandantnë që seç po llafoste me një policë kokëpaqethur.

“Këtë polic e kam pe Opari,” më tha e më pyeti: “Do zotrote që të hysh në garë me të? Do që ta provosh e ta dish se ç‘vend ze ti, me ato hallate, në qytetin tend? Po ta kalovi ky oparaku, për madhësinë e tyre, do t’i japç këtij oparakut njëqind dollarë!”

Polica kokëpaqethur më ndiqte me sy mua dhe tundëte kokën për ato që thosh kumandanti, i cili desh ta bënte këtë garën mashkullore, ashtu sa më miqësore, si për mirseardhje.

“Ama, fitove ti,” më sigurovi kumandanti, “ky vartësi im do të të dorëzojë, trëng, njëqind dollarët e tij!”

“Para, pe tonave!” saktësovi oparaku. Dhe u këthye direkt nga unë. “Leka, kam unë. Ta kemi, pa nisur garën! Me kursnë e sotmë!”

Dukej ca i trembur. I qe betuarë kumandantit, që nuku kish burrë t’ia kalonte atij, por tashi e kish humbur sigurinë, shëkonte i trëmbur në fund të barkut tim e i zverdhur dyllë, përsëriste:

“Leka, kam! Laj-thaj, ato kam! M’i fitove, hallall i paç!” E lëshonte djersë të ftohta, ngaqë ish bërë kot trim për këtë ballafaqim.

Autobuzi priste për mua, mikrobuzi priste për oparaknë.

“Nuku jam përgatitur për këta lloj kampionatesh,” u thashë me njerëzillëk. “Unë nuk u mbura me asgjë… Bile, unë e pranoj garën të humbur! Dhe për kënaqësinë teme, ja edhe njëqint dollarët! Pijeni nga një kafe pe meje!”

Dhe futa dorën në xhep, të nxirnja dollarët. Më kishnë rrëfyerë për këto ndalime, por nuk pata besuarë se t’i merrnin paratë dhe për kësi lloj sebepesh. Kumandanti nuku ma la ta nxirnja dorën nga xhepi.

“Po bëre nga këto, do të të hedh hekurat!” më kërcënovi. “Nuku duanë para kot njerëzit e mi. Këta fitojnë vetëm para të nderçme, atë që e meritojnë, atë që e nxjerrën me …me djersë e me …çfarë t’u vijë! Po para të nderçme, ama!”

Hipa prapë në autobuz i çliruarë. Dëgjonja ankesat e policës pe Opari:

“Po si, or qifjaj tëmën, nuk u bë një herë një garë e vërtetë, burrash!”

Në shtëpi sa u çmallmë e u përlotmë, unë vajta në dhomë, zgjidha rripat e llastikat, hoqa shuknë e parave që aty ku ishte dhe u ndjeva i lehtësuarë.

Nisa t’i ndanja dollarët që atë ditë. Cilja që kish më shumë, erdh i mori i pari, dollarët e tij. Të tërë kishnë halle. Shumica ishnë pa punë. I vëllai i Zihni Pepellashit, priste para, ce kish vendosur të martohej e të bënte goxha dasmë.

“Po ja, punë nuku po gjej,” më tha. “Kërkova një vizë për Greqi, s’ma dhanë. Sa të rri kot! Po martohem, thashë… Të engledisem…”

Nëna e Kocit të Mitropolisë mori paratë e të birt e shkovi drejt e në dyqan të bukës, të shlyente borxhnë, se tërë muajnë e kish marrë bukën me listë.

Po më i lumuri isha unë. E ndjenja veten të lehtë dhe as femrat, as policat nuk i hidhnin më sytë këtej nga mua.

* * *

Në këthim, në aroport të Vjenës, ishmë gjashtë shqiptarë, që të nesmen do merrmim që andejza aropllanë për n’Amerikë. Që të gjashtë kishmë tentuarë të nxirrmim viza tek austriaku: nga një vizkë tranzit, bre, sa për të kaluarë cazë natën, sa për të mos u shtrirë, si lopët, dëpër stolat e sallave të pritjes. Po, aha! Mua në Tiranë, më thanë që te austriaku qe goxha procedurë e hante kohë.

Siç ishmë të gjashtë, vamë e biseduamë edhe me Shefnë e Sigurimit të aroportit të Vjenës. I thamë të na shpinin ata, në donjë hotel për të qenë, të shoqëruarë nga njerëzit e tyre. Po ishte sikur t’i flisnje murit, o t’i bënje austriaken! Na tha, që ay nuku mund të gjykonte rregullat e konsullatave e nuku bënte dot n’aroport punën, që bënin ato! Ay nuku vinte dot policat e tij të na ruanin, të na shpinin e sillnin, ce neve nuk ishmë të arrestuarë. Na tha se ne ishmë qytetarë të nderuarë të Evropës, ne tashi ishmë si gjithë Evropa e prandajza do të flimim aty, dëpër stola!

Po bëshim gati të kalomim natën me kafe e muhabet, kur fap, kumbisi e më zuri udhën Janka, bullgarka!

“Heeeej!” ia bëri gjithë gaz ajo. “Sa të kam kërkuarë!”

Më prezantovi me tërë shokët e shoqet: bullgarë, kroatë, maqedonë.

“Do dalëm?” më pyeti në fund, “të kujtohet si e lamë pllanë?”

“Nuku mora dot vizë,” i thashë. Pikë e vrer e me zë të mekur!

Asaj sëkur i ra dambllaja. Shokët s’ po e kuptonin se ç’po ndodhte me të. Pastaj ajo xbriti sytë më poshtë, këtejza nga pantollonat e mia. Unë paratë nuk i kishnja më aty ku m’i kish parë ajo, dhe tani po e ndjenja veten akoma më të shburrëruarë. Pa shuk, pa vizë! Lere, bre! A ka më keq?!

Vejushka tundi kokën hidhur. Dhe më la.

Shokët e shoqet, po e thërrisnin. Ishnë tre bullgarë, shtatë maqedonë dhe dy kroatë. Ata po matshin të kalonin natën në një hotel buzë atij lumit, që rrjedh dëpër Vjenë. U drejtuanë nga porta dyke qeshur e dyke bërë zhurmë.

Te porta, Janka më tundi pëllëmbkën e saj të vockël me pikëllim dhe iku me ata ballkanasit zhurmëmëdhenj.

Unë iu bashkova shqiptarëve të tjerë e u shtrimë dëpër stola…

*Marrë nga libri “Rrëfenja nga Amerika”