osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Si e sulmoi Berisha një “analist musliman” me dy gënjeshtra ashiqare

Si e sulmoi Berisha një “analist musliman” me dy gënjeshtra ashiqare

Krejt në stilin e tij të mbrapshtë ligjërimor, në Foltoren e Kamzës, Berisha sulmoi një “analist që shkon në xhami”, që sipas tij ka thënë diçka që në fakt nuk ka asnjë mundësi ta thotë.

“…Analistët, disa prej tyre, përligjin gjëra që nuk mund të përligjen. Mendohej e stërmendohej njëri se kur hyn në politikë nuk të duhet gja dinjiteti. Dhe si dëshmi për këtë jipte se ‘shkoj në xhami’”, ishin fjalët e Berishës.

Nëse vërtet analisti për të cilin flet Berisha shkon në xhami, kjo është e pamundur të thuhet, as literalisht siç e citon Berisha e as me nëntekst. Pasi as nuk mund të mendohet madje e jo të thuhet. E kundërta: një analist që shkon në xhami është shumëfish i preukopuar t’i japë dinjitet vetes dhe atyre që thotë, madje t’i japë dinjitet dhe politikës.

Ai mund të gabojë në qëndrime apo qasje, por dinjitetin, atë që ia dikton xhamia, e ka në nivel monumental.

Por Berisha shkoi më tej kur sajoi një thënie atribuar Profetit Muhamed, e cila s’e ekziston, duke vënë dhe njëherë në pikëpyetje mitin e “njeriut të lexuar”, që në fakt s’e reflekton këtë në asnjë pikë të ligjërimit të tij, hem të varfër e hem të çartur.

“E di ç’më erdhi ndërmend mue?

Më erdhi një fjalë e Hazreti Muhamedit, i cili thotë:

Hej xhemau(nuk ekziston si fjalë ‘xhemau’ por xhemat – bashkësi): Kujdes se në xhami hyn dhe ai që qoftë….(s’kuptohet fjala) dhe shejtani”.

Dhe kjo thënie e tij, ku përdor abuzivisht dhe Profetin Muhamed, tenton të godasë politikisht disa zëra analitikë që vërtet janë pjesë e bashkësisë së xhamive, besimtarë të respektuar, të cilët janë shfaqur së fundi kritikë me lëvizjet e tij.

Fjala “dinjitet” në këtë rast nuk ka lidhje me emrin Sali Berisha! (Tesheshi)