Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari ka deklaruar se nëse kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të kthehet në Amerikë, do të bëhet problem.
Më tej Kokalari ka deklaruar se Basha me atë vendim që mori i hapi gropën vetes, pasi asnjë nuk do ta lërë çështjen e liderit historik të PD, Berishën.
“Brenda 3-4 muaj PD ka paguar 750 mijë dollarë për të lobuar në Amerikë. Një kompani ruse bëri kontratë me një kompani në Amerikë sikur po investoheshin para nga Shqipëria. Problem tjetër është se një pjesë e këtyre parave, Basha përdori një kompani me origjinë ruse, që bëri kontratë me Amerikë. Për shkak të kompanisë që krijoi Basha në Amerikë, iu hoq e drejta e vizës për dy tre vjet.
Dosja u mbyll me kushtin që ai të nxirrte nga PD Sali Berishën. Unë do kthehem në Amerikë, do kontrollojmë nëse Basha futet në Amerikë, do e bëjmë problem. Basha i hapi gropi vetes, asnjë nuk do ta lërë çështjen Berisha”, tha Kokalari.