Nga Irena Beqiraj
Arlind Gjokutaj nuk eshte nje djale do si do.
Une e njoh mire, kam punuar me te edhe ja njoh cilesite, qofte ato profesionale, njerezore edhe morale.
Kush nuk eshte perzjere me gjysme centi duke qene drejtor dogane, vendi ku drejtorat e drejtoreshat, hyjne te veshur si Luli i Vockel e dalin si sheiket e Dubait, kush le me deshire “fatin e madh” per te qene drejtor dogane, kur te tjeret mund ta linin zyren vetem te vdekur, e ka kaluar testin me te forte e te veshtire te integritetit.
Kush ka qene Drejtor i Parandalimit edhe Pastrimit te Parave, edhe jeton ne shtepi me kredi , kur veshja e nje dite te zakonshme shkolle e vajzes minorene te te ngjajshmit te tij kushtonte sa rroga e 2 muajve , e ka kaluar testin e integritetit.
Arlindi eshte djale me integritet, si rralle kush ne administrate, nje djale i shkolluar qytetar, qe kurre nuk do ta besoja qe ka pranuar ti vendos çmim firmes apo veprimeve te tij, sepse nuk eshte udhehequr asnjehere nga normat e tregut por nga normat morale.
Por Arlindi si gjithe te vdekshmit e tjere mund te gaboje. Ne pirgun e letrave qe firmos cdo dite personi i pare autorizues i gjithe shtetit shqiptar, (sic eshte sekretari i pergjithshem i ministrise se financave ) gabimi eshte per kedo mese i mundeshem.
Gabimi qe ka bere, (nese ka nje te tille), ka kostot e veta, por Arlindi padyshim do te mbetet nje djale i mire nje qytetar i shkelqyer, i cili pavaresisht cdo gjeje do te gezoje gjithmone respektin e njerzve qe e njohin e kane punuar me te, une padyshim do te zgjidhja gjithmone te punoja me te. Uroj te kete edhe mirekuptimin e gjindjes tone te lodhur nga korrupsioni, ku me te thatin digjet edhe i njomi.
Ps. Sado e cudicme te duket, ka akoma ne kete vend, djem e vajza te ndershem, Arlindi padyshim eshte nje nga ata, mos i gjuani me gure. Gabimi eshte njerezor!