Top Channel thotë se video e përgjimit për vëllain e Fatmir Xhafaj, është siguruar nga Ervin Salianji.
“Sipas Ervin Salianjit, që thuhet se ka siguruar materialin që tashmë është sekuestruar nga Prokuroria, bëhet fjalë për një përgjim të vitit 2018. Kjo është koha kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendeshëm”, thotë TCH, që sigurisht nuk e përmend faktin që vetë Ervin Salianji ka rënë pre e përgjimeve.