Artan Fuga ka komentuar maninë e politikanëve shqiptarë, që prej vitesh, kur dalin jashtë shtetit, kapin korridoreve ndonjë politikan të huaj, bëjnë foto më të dhe pastaj e shesin në Shqipëri si takim.
Fatmir Mediu është ndoshta politikani më përfaqësues i këtij grupi për të cilin flet Fuga, duke kapur politikanë të ndryshëm korridoreve, lokaleve, madje dhe rrugëve, vetëm për të bërë një foto me ta.
“Sa qejf kane keta politikanet tane te dalin ne foto jashte shtetit, me poza te ngrira.
Shohin locken e syrit te fotografit, ne mjedise, ku kalojne rastesisht.
Cfare inferioriteti i perbuzshem. Nuk i besojne vetes se jane. Une jam sepse dal ne foto!
Per me shume jane veshur ku e ku me rroba te reja luksi qe nuk krahasohen me vendasit qe duken si sherbetorete e tyre.
Veshur si per kishe te dielen, a per ballo.
Me kujtohen Tomas Mori. Cfare shkruante te librin Utopia.
Nuk di te qash a te qeshesh.
Si dikur ata qe dilnin te kali i Skenderbeut ne Tirane.
Fotografia eshte mjet i felliqur propagande, se i jep qendrueshmeri nje casti te vetem, dhe eshte pa ze. Lere sfondin pas.
Dhe n’a e tregojne ne: shiheni ku kemi qene?
Spektakel i shemtuar”, shkruan Fuga.