osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shumë shpejt politikanët e përfshirë në trafikun e armëve në Gërdec do të ndëshkohen: Berisha i tmerruar nga e kaluara

Shumë shpejt politikanët e përfshirë në trafikun e armëve në Gërdec do të ndëshkohen: Berisha i tmerruar nga e kaluara

Partia Socialiste paralajmëroi dje hetimin dhe ndëshkimin e politikanëve dhe pushtetarëve të përfshirë në tragjedinë e Gërdecit. Ishte zëvendëskryeministri, Erjon Braçe, ai i cili përmes rrjeteve sociale lëshoi akuza shumë të forta për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarët e qeverisë së tij. Sipas Braçes, tragjedia e Gërdecit është një krim shtetëror sepse bëhej trafik armësh dhe municionesh me miratimin e Berishës.

“Deri sa të ketë drejtësi, jo, mos e harro kurrë Gërdecin! Ishte dhe është krim i shtetit! Kurrkush nuk mund ta zhbëjë këtë, as vetë e as me prokurorët dhe as me gjykatësit e tij! Thelbi i Gërdecit ishte: Trafiku i armëve dhe municioneve! Demontimi ishte aktivitet plotësues, i qëllimtë, i legalizuar nga qeveria e Sali Berishës për të maksimizuar fitimet. Po e përsëris, thelbi ishte trafiku i armëve!

Nuk u hetua kurrë! Nuk guxoi kush ta hetonte! As trafikun, as qeverinë e Berishës, as ushtrinë e tij, as supertrafikantin që e njihnin farë mirë pas emrave të shumëfishtë në Ballkan, të gjithë në listën e zezë të trafikut! Trafiku i armëve prodhoi Fabrikën e Vdekjes!”, tha Braçe. Sipas tij, dëshira për të fituar sa më shumë i shtyu politikanët dhe pushtetarët drejt krijimit të fabrikës së demontimit.

“Babëzia i bëri bashkë në Gërdec, donin maksimumin për vete, super-fitimet natyrisht dhe, e ngritën dhe e kontrolluan biznesin kriminal me familjarët e tyre! E zhvilluan atë biznes në kafshëri të plotë, duke shfrytëzuar gra e fëmijë, ju morën shpirtin aty! Janë po të njëjtët njerëz! Nuk kanë ikur kund! Janë mu këtu!”, deklaroi ai. Braçe theksoi se ndëshkimi për të përfshirët në këtë ngjarje nuk do të mungojë, ndërsa shtoi se Sali Berisha tmerrohet sa herë kthen kokën pas nga e shkuara.

“Ky vend nuk do të jetë kurrë i drejtë, i ndershëm e në paqe, pa hetuar e ndëshkuar deri në fund, politikanët e pushtetarët e përfshirë në trafikun e armëve e municioneve nga Gërdeci. Atë dhe aty ku nuk hetua kurrë! Mos harroni, ata janë gjallë dhe në politikë. Nuk kanë ikur, janë po ata!

Bëjnë sikur nuk kujtohen për sot, por e djeshmja i tmerron! Sali Berisha i pari, në atë kohë e këtë kohë, ministrat e tij vendimmarrës në qeveri-përjashtuar dy kundërshtues të provuar e të zhdukur prej tij nga PD; ministri i Mbrojtjes e Shefi i Ushtrisë pas tij, vendimmarrës e të përfshirë në këtë histori; Lulzim Basha anëtar i asaj qeverie e vendimmarrës edhe ky! Askush nga ata që u përfshinë në Gërdec nuk ka ikur”, tha Erjon Braçe.