osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Shumë njerëz u hoqën nga puna me dhunë”! Afera ‘CEZ-DIA’: Romeo Kara nxjerr provat që ka për Metën

“Shumë njerëz u hoqën nga puna me dhunë”! Afera ‘CEZ-DIA’: Romeo Kara nxjerr provat që ka për Metën

Juristi i njohur, Romeo Kara në “Studio Live” ka folur për provat që ka ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për aferën “CEZ-DIA” dhe se si i ka siguruar disa prej tyre.

“Në 2010 DIA tenton të lidhë marrëveshje. DIA e krijuar nga njeriu i Metës për të mbledhur borxhet e CEZ. Mori punonjës të CEZ, ambientet e CEZ në shumë raste. U hoqën njerëz nga puna me dhunë në CEZ dhe i mori DIA.

Ato borxhe shumë pak do mblidhet DIA, ishin krijuar fiktivisht, ky target do kalonte 50% te CEZ dhe gjysma tjetër te DIA, Kontrata nuk u kalua dhe atëherë hyri në lojë edhe Meta, ka patur kontradiktë këtu me Dritan Priftin. Meta ka bërë vizitë zyrtare me Ismailajn në Pragë, TIMS mund ta vërtetojë. E ka prezantuar si “vëllai im”.

SIç thotë gruaja e Ismailajt në intervistë, unë kam aplikuar për uljen e çmimit të energjisë elektrike për të favorizuar CEZ. Pas këtyre veprimeve, CEZ e miraton marrëveshjen në 11 shkurt 2011. Në nëntor 2011 kur prishet marrëveshja me CEZ, rritet çmimi i energjisë nga ERE. Oligarkët më të mëdhenj që ka Shqipëria janë të përfshirë aty, kanë marrë 19 mln USD.

Meta del që është miku i këtij, ka shkuar në Pragë të prezantojë Ismailajn dhe t’i zgjidhë problemin e kontratës. Nuk lëviz ai pa interes. Sot Meta e pranon që vendimi i ERE ishte i paligjshëm. Vetëm në një dorë ka marrë 10 mln euro. 200 mln lekë në një çantë i janë çuar Metës në shtëpi, e ka thënë Ervis Mata. 6 vjet hetime kaluan në tetor.”

Ai tregon disa prova që i ka siguruar përmes rrjedhjes së email-eve ku flitej për Ilir Metën.

“Provat më të shumta i kam gjetur në vitin 2014-2015 me e-mailet, me një grup emailesh, pasi u bë marrëveshja e kalimit të aksioneve nga CEZ te shteti shqiptar na kanë ardhur mijëra email-e, gabimisht i kanë dërguar në grup dhe na kanë ardhur shumë materiale,. “Takova Ilirin” “Tani mori fund kërcënim i Ismailajt ndaj nesh, me lidhjet e tij politike”…. Ajo që i vuri kapakun është marrja e materialit ditën që u bë president Meta më erdhi dokumenti nga Fatos Mahmutaj… Pastaj ka pasur një transferim zyrash të OSHEE, kam marrë një material e kam kompresuar dhe kam nxjerrë atë material. Kur e ka marrë Dumani kam thënë që ky do bëjë maksimumin e mundshëm.”